Kronikë

Gentian Guskova dhe miku i tij tentuan të helmojnë në burg Luftar Reçin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:09 - 23/02/22 |
Opi Nion

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore në ngarkim të Gentian Guskova, i dyshuar për veprën penale të korrupsionit aktiv. Sipas dosjes së SPAK rezulton se Guskova, së bashku me mikun e tij me iniciale E.K., i shpallur në kërkim, tentuan të ndikonin tek i penduari i drejtësisë Luftar Reçi, që të ndryshonte dëshminë e tij për vrasjet e ndodhura në Shkurt të 2005-ës.

Në dosje thuhet se Guskova dhe miku i tij duke u prezantuar si miq të njërit nga të pandehurit kanë ofruar para që Reçi të ndryshonte dëshminë. Ata gjatë kësaj kohe kanë qenë në përgjim nga ana e prokurorisë. Në pamundësi për të ndikuar, ata filluan kërcënimet. “Nëse nuk tërhiqesh, do merremi me ty e familjen tënde”, thanë ata.

Guskova dhe miku i tij, kanë tentuar që të rekrutonin një punonjës police të burgut të Drenovës, për të ekzekutuar brenda në qeli, Luftar Reçin. Efektivi, i ndjerë i kërcënuar, vendosi të bashkëpunonte me drejtësinë. Ai iu dorëzoi autoriteteve një pluhur, që sipas ekspertizës, rezultoi të ishte një helm, që nëse do t’i hidhej në ushqim bashkëpunëtorit të drejtësisë, mund t’i shkaktonte vdekjen. Për këtë arsye hetuesit kanë marrë masat që Reçi të qëndrojë në një qeli të vecantë dhe i monitoruar gjithë kohën.

Deklarimet e tij janë konsideruar kyçe për dy ngjarjet e rënda të 2005. Deklarimet e tij cuan nën akuzë edhe 6 persona të tjerë të dyshuar si urdhërues dhe ekzekutorë të dy personave në 27 dhe 28 Shkurt, 17 vite më parë. Aktualisht dosja penale, është dorëzuar në gjykatën e posaçme dhe pritet të zhvillohet seanca paraprake, ku do të vendoset kalimi ose jo i saj për gjykim./Klan News

Pas