Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko konfirmohet pozitiv me koronavirus. Pas marrjes së përgjigjes së tamponit, Guvernatori nisur karantinën e detyrueshme, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.
Ditën e sotme ai nuk ka marrë pjesë në konferencën e mbajtur online me shkollën ekonomike të Londrës. Po sot u konfirmua pozitive me koronavirus edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku./ Opinion.al