Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gënjeshtrat më të famshme të 1 prillit nga mediat botërore

2019/04/01 at 8:19 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Gënjeshtrat më të famshme të 1 prillit nga mediat botërore

Të korrat e makaronave në Zvicër, 1 prill 1957

Një prej rrengjeve më të mëdha në historinë e 1 prillit ka pasur si protagoniste BBC-në. Më 1 prill 1957, show britanik i lajmeve “Panorama” transmetoi një kronikë, ku shfaqeshin fermerët zviceranë duke korrur makarona nëpër pemë. Audienca vështronte dhe dëgjonte drejtuesin e nderuar të emisionit, Richard Dimbleby, i cili diskutonte shumë seriozisht për procesin e korrjes së makaronave, duke u shprehur se sidoqoftë në Itali kjo industri është shumë herë më e zhvilluar se në Zvicër. Sigurisht që kjo ishte vetëm një gënjeshtër me rastin e 1 prillit. Por sapo emisioni mbaroi, BBC-ja mori shumë telefonata nga teleshikuesit. Një pjesë ishin të çuditur, ndërsa një pjesë tjetër pyesnin se si mund të prodhonin ata vetë makarona në pemë. Kësaj pyetjeje stafi i BBC-së iu përgjigj: “Duhet të vendosni fije makaronash në një kavanoz me salcë dhe të shpresoni”.


Shpella me thesare në Boston, 1 prill 1840

Më 1 prill të vitit 1840, në gazetën “Boston Post” doli një artikull që publikonte se ishte gjetur një shpellë plot me thesare poshtë Dhomës së Përfaqësuesve në Boston, supozohet se ishte gjetur nga punëtorë, ndërsa hiqnin një pemë. Kur pema ra, zbuloi një derë guri me një ikonë të madhe. Poshtë derës zbrisnin shkallë që çonin në një shpellë nën tokë. Atje gjendeshin bizhuteri, monedha të vjetra dhe armë me doreza të zbukuruara. Kur fjala u përhap, kureshtarët filluan të marshonin para ndërtesës për të parë thesarin. Për zhgënjimin e të gjithëve, arkeologët, filozofët dhe antikuarët zbuluan se gjithçka ishte një gënjeshtër.

Shembet selia e Kongresit në Wisconsin, 1 prill 1933

Në vitin 1933, gazeta “Madison Capital-Times”, solemnisht njoftoi se selia e Kongresit në Wisconsin do të shembej si pasojë e disa shpërthimeve misterioze. Shpërthimet iu atribuan një “sasie të madhe gazi të krijuar prej shumë javësh, nga disa debate shumë të ashpra në Dhomën e Senatit dhe të Asamblesë”. Artikulli shoqërohej nga një fotografi që tregonte shembjen e ndërtesës së selisë së Kongresit. Në standardet moderne, fotografia dukej pak false, por lexuesit në vitin 1933 ishin ofenduar. Një lexues shkroi duke deklaruar se rrengu “jo vetëm që ishte i patakt dhe pa pikë humori, por se ishte gjithashtu një shaka e neveritshme”.

Banjë luanëve tek Kulla e Londrës, 1 prill 1860

Në fund të marsit të vitit 1860 shumë njerëz në Londër morën ftesën e mëposhtme: “Kulla e Londrës – Pranon njerëz për të ndjekur ceremoninë vjetore të banjës së luanëve të bardhë të dielën, më 1 prill, 1860. Hyrja, vetëm tek Porta e Bardhë”. Në orën 12 më datë 1 prill, një turmë e madhe njerëzish ishte grumbulluar jashtë kullës. Por sigurisht, në kullë nuk mbaheshin më luanë prej shekujsh, sidomos luanë të bardhë. Pas kësaj, turma u largua e zhgënjyer nga vendi i ngjarjes. Ky rreng kishte një origjinë shumë të hershme. Ai kishte ndodhur disa herë dhe zakonisht pre e tij binin të ardhurit në qytet dhe një rast i tillë datonte në vitin 1689.

Fundi i botës, 1 prill 1940

Më 31 mars të vitit 1940, instituti “Franklin” publikoi se bota do të përfundonte të nesërmen. Radio KYM transmetoi mesazhin e mëposhtëm: “Frika juaj më e madhe, se bota do të shembet, u konfirmua nga astronomët e institutit “Franklin”, Filadelfia. Shkencëtarët parashikojnë se bota do të marrë fund në orën 3 të pasdites. Kjo nuk është shaka. Konfirmimi është marrë nga Wagner Schlesinger, drejtori i “Fels Planetarium”. Reagimi i publikut ishte i menjëhershëm, telefonat u tërbuan. Paniku u qetësua vetëm kur instituti “Franklin” i siguroi njerëzit se nuk kishte bërë një parashikim të tillë. Agjenti i institutit tha se kishte reklamuar artikullin “Si do përfundojë bota?”.

Televizor me ngjyra në çast, 1 prill 1962

Në vitin 1962 në Suedi kishte vetëm një kanal televiziv që transmetonte dhe televizorët ishin bardhë e zi. Eksperti teknik i stacionit Kjell Stensson, u shfaq gjatë transmetimit të lajmeve për të njoftuar se falë një teknologjie të shpikur së fundmi, të gjithë teleshikuesit tashmë mund t’i kthenin aparatet e tyre televizive nga bardhë e zi me ngjyra. Për të bërë këtë ata duhet të godisnin lehtësisht ekranin me një çorape najloni dhe figurat do të shfaqeshin me ngjyra. Sipas të dhënave, qindra mijëra vetë e besuan një gjë të tillë. Ndërsa në të vërtetë, suedezët filluan të shihnin televizor me ngjyra më 1 prill 1970.

San Serriffe, 1 prill 1977

Në vitin 1977 gazeta angleze “The Guardian” publikoi një suplement special prej shtatë faqesh në nder të dhjetëvjetorit të San Serriffe, një republikë e vogël që ndodhej në Oqeanin Indian dhe që përbëhej vetëm nga ishuj në formë pikëpresjesh. Në faqet e kësaj specialeje përshkruhej me zell gjeografia dhe kultura e këtij kombi të panjohur. Kryeqyteti quhej Bodoni dhe lideri i kësaj republike ishte gjeneral Pica. Telefonat e “The Guardian” nuk pushuan gjithë ditën pasi lexuesit kërkonin më shumë informacion për këtë vend ekzotik, ku mund të kalonin pushimet. Pak vetë e kuptuan se çdo gjë që kishte lidhje me këtë ishull kishte emra që kishin lidhje me teknologjinë e printimit.

Nixon rikandidon për President, 1 prill 1992

Në vitin 1992, Radioja Publike Kombëtare në programin “Talk of the Nation” në SHBA njoftoi se Richard Nixon do të kandidonte sërish për President. Slogani i fushatës së tij të re do të ishte “Unë nuk kam bërë asnjë gabim dhe s’do të bëj sërish asnjë gabim”. Ky njoftim u shoqërua me pjesëza audio të fjalimit të Nixon-it teksa paraqiste kandidaturën. Dëgjuesit shkaktuan një dyndje telefonatash në radio duke shprehur habi dhe zemërim. Vetëm në pjesën e dytë të emisionit, prezantuesi John Hockenberry zbuloi se bëhej fjalë për një shaka. Zërin e Richard Nixon e kishte imituar komediani Rich Little.

Ajsbergu i Sidneit, 1 prill 1978

Më 1 prill 1979 në molin e Sidneit u shfaq një anije e madhe mallrash, e cila tërhiqte nga pas një ajsberg gjigand. Banorët e qytetit po e prisnin atë. Dick Smith, një biznesmen aventurier dhe milioner, kishte promovuar prej kohësh idenë e tij për të marrë një ajsberg nga Antarktida dhe tani ia kishte dalë mbanë. Ai u shpreh se do ta copëzonte ajsbergun në kube të vogla akulli dhe do t’i shiste për dhjetë cent secilin. Këto kube të freskëta nga ujërat e Antarktidës do të përmirësonin shijen e çdo lloj lëngu që do freskonin. Por, pak më vonë filloi të binte shi dhe shkuma e zjarrfikësve dhe kremi i rrojës me të cilin ishte bërë ajsbergu filluan të shkriheshin.

Bletët vrasëse drejt Arizonës, 1 prill 1994

Në vitin 1994, banorët e Glendale dhe Peoria, në Arizona, u zgjuan dhe panë se postera të verdhë ishin vënë kudo në lagjen e tyre që i paralajmëronin për “Operacionin e bletëve vrasëse”. Disa orë më vonë qyteti do të sprucohej nga ajri për të zhdukur turmat me bletë vrasëse. Banorët u këshilluan të qëndrojnë brenda nga ora 9 e paradites deri në 2:30 të drekës. U siguruan disa numra telefoni në këto postera. Në fund të tyre lexonte “Numri i informacionit të shfarosjes së pesticideve në Arizona”. Më poshtë lexohej “1 prill”. Pak njerëz e kuptuan shakanë. Shumë banorë qëndruan në shtëpi gjithë ditën, duke kërkuar nga dritaret për avionët me pesticide.

“Freewheelz”, 1 prill 2000

Numri i prillit të revistës “Esquire” u prezantonte lexuesve një kompani të re të quajtur “Freewheelz”. Kjo kompani kishte një plan biznesi krejtësisht të ri. Ajo synonte që të pajiste shoferët me makina falas. Në shkëmbim, shoferët me fat do të binin dakord që të vendosnin në pjesën e jashtme të tyre reklamat e kompanisë. Lexuesit e kujdesshëm do ta kishin kuptuar shakanë nëse do të kishin qenë aq të vëmendshëm për të vënë re se shorti për përzgjedhjen e shoferëve fatlumë nga “Freewheelz” do të zhvillohej më 1 prill. Por, ata lexues që nuk e kuptuan një gjë të tillë, e “përmbytën” redaksinë e “Esquire” me telefonata për të mësuar se si mund të regjistroheshin në këtë program.

 

Etiketa: 1 prillgenjeshtramedia


Ju sugjerojmë

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Sulmi në Kishën në Gaza, Netanyahu pranon se ishte një gabim

17 Korrik, 2025 10:44 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Putin: Refuzimi i gazit rus nga BE-ja çon në pasoja negative

17 Korrik, 2025 10:19 pm
Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?
Bota

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

17 Korrik, 2025 10:00 pm
Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump
Bota

Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump

17 Korrik, 2025 9:41 pm
Situata e zjarreve në vend, MM: Janë raportuar 18 vatra zjarri, tetë ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, MM: Janë raportuar 18 vatra zjarri, tetë ende aktive

17 Korrik, 2025 9:23 pm
Itali/ Shërohet një bebe 50 ditëshe e prekur nga koronavirus
Bota

Britani:Tetë foshnja lindin të shëndetshme pas përdorimit të ADN-së nga tre persona

17 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump dhe Zelensky po diskutojnë për një “marrëveshje të madhe”!
Bota

Trump dhe Zelensky po diskutojnë për një “marrëveshje të madhe”!

17 Korrik, 2025 8:57 pm
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
Bota

Erdogani akuzon Izraelin se po përdor druzët për t’u zgjeruar në Siri

17 Korrik, 2025 8:26 pm
Irak/ Zjarr në qendrën tregtare, raportohet për 60 viktima
Bota

Irak/ Zjarr në qendrën tregtare, raportohet për 60 viktima

17 Korrik, 2025 8:04 pm
Migracioni i paligjshëm, nënshkruhet marrëveshja mes Gjermanisë dhe Britanisë
Bota

Migracioni i paligjshëm, nënshkruhet marrëveshja mes Gjermanisë dhe Britanisë

17 Korrik, 2025 7:43 pm
Para
Grushte me lojtarët e Laçit, Disiplina “shkatërron” Tiranën

Grushte me lojtarët e Laçit, Disiplina “shkatërron” Tiranën

Vrasjet në Shkodër, gazetarja: Bandat kanë rekrutuar punonjës të policisë

Vrasjet në Shkodër, gazetarja: Bandat kanë rekrutuar punonjës të policisë

Gati për shitje, gjenden 170 kg drogë në lumin Buna

Gati për shitje, gjenden 170 kg drogë në lumin Buna
















TE FUNDIT

Sulmi në Kishën në Gaza, Netanyahu pranon se ishte një gabim

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
17 Korrik, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka shprehur keqardhjen për sulmin e sotëm të ndodhur në një Kishë Katolike në Gaza, ku...

Lexo më shumë

Putin: Refuzimi i gazit rus nga BE-ja çon në pasoja negative

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
17 Korrik, 2025

Politika e Bashkimit Evropian për uljen graduale të pjesës së gazit rus në tregun e saj ka rezultuar tashmë në...

Lexo më shumë

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?
17 Korrik, 2025

Në Ukrainë pritet ndryshimi më i madh i kabinetit qeveritar që nga fillimi i luftës. Cili është qëllimi i Presidentit...

Lexo më shumë

Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump

Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump
17 Korrik, 2025

Presidenti Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një gjendje e zakonshme shëndetësore që prek qarkullimin e gjakut në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com