-U tha në Opinion

Genc Ruli: Momenti më i vështirë në debatet televizive


               Publikuar në : 22:36 - 12/03/19 |
geliano fataj

Ish-deputeti dhe ministri i qeverisë së drejtuar nga Berisha, Genc Ruli ka treguar në studion e emisionit “Opinion” momentet më të vështira në debatet televizive.

Sipas tij, në debatet e ditëve të sotme, shumë personazhe të lënë përshtypjen që kanë nevojë për kurim psikik.

“Nuk zihem në debate. Ne shqiptarët ngatërrojmë logjikën me fjalën e rëndë. Me kohën ka ndryshuar dhe stili televiziv. Përemri “ju” është harruar, rënia në banalitet. Mungojnë argumentet. Sot nuk zgjedh dot me kë je, mbyll televizorin me inat e thua: mos pafsha më debate të tilla. Ka disa personazhe të ekranit sot që unë mendoja se këta kanë nevojë të kurohen psiqikisht. Momenti më i vështirë është kur pala tjetër të provokon dhe të bën të futesh në sherr, ose kur nuk je i vërtetë. Sidomos për statistika që ti vetë nuk i beson, por që ti ka dhënë qeveria”./ Opinion.al

Pas