Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

GDP “fluturon” mes anarkisë spanjolle. “Jemi më mirë pa qeveri”

2016/08/31 at 6:32 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
GDP “fluturon” mes anarkisë spanjolle. “Jemi më mirë pa qeveri”

Google, Tesla & Co mund të rrijnë të qetë. Epoka e automjeteve pa shofer lind e moshuar. Europa ka patentuar një produkt edhe më revolucionar: shtetet pa udhëheqës. Në gjendje të jetojnë të lumtur dhe të përparojnë pa patur qeveri, si dhe të udhëtojnë me pilot automatik. Eksperimenti i parë ishte Belgjika. E dalë në formë verbuese nga 541 ditët kur ishte jetime pa kryeministër, pas zgjedhjeve të 2010-ës. Tani e ka radhën Spanja. Madridi nuk ka një ekzekutiv të zgjedhur, që nga dhjetori i vitit të kaluar. Vendi ka shkuar dy herë në votime (hera e fundit në 26 qershor), por pa arritur të zgjedhë një drejtues: Mariano Rajoy, lideri i Partisë Popullore, do të përpiqet të formojë deri të premten – me shumë pak shanse për sukses – një qeveri koalicioni me Ciudadanos.


Megjithatë, zogjtë janë në veprim tashmë. Arsyeja? E thjeshtë: pa një kryeministër, gjërat në Spanjë shkojnë fjollë: GDP rritet me ritme prej tigri aziatik (3.2% është parashikimi për 2016-ën), dhe në korrik u krijuan 84 mijë vende pune. Për herë të parë që prej tetë vitesh hapjet e bareve për Tapas – dhe kjo është prova e mirëqenies së rigjetur – kanë qenë më të shumta se sa mbylljet. Skuadra që fiton – edhe kur nuk ka skuadër – nuk ndryshohet. Dhe një pjesë e vendit, pavarësisht shqetësimeve të Brukselit, shpreson në heshtje për një dështim të Rajoyt dhe në zgjedhje të reja – të parashikuara për Krishtlindje – për të vazhduar që të ëndërrojë.

Antonio Arroyo, 24 vjeç dhe me një diplomë në ekonomi të cilën nuk e ka përdorur kurrë është një prej fansave të shumtë të kësaj anarkie të çuditshme iberike. “Politika ka dështuar. Jemi jetimë të bipolarizmit. Këto kohë partitë grinden deri edhe për vendet ku do të ulen në Parlament. Unë shoh faktet – thotë duke pirë një gotë verë të bardhë në një bar pranë Prados – që kur Spanja nuk ka më mjekë në anë të krevatit, është më mirë!”

Ai, me thënë të drejtën nuk ka përfituar shumë (“Jam me xhepa bosh, pas dy ditësh do të shkoj për korrjet në Martignol në Francë, ku do të fitoj 2 mijë euro për tre javë”). Megjithatë, shifrat duket se i japin të drejtë.

Kjo gjendje pezull e politikës nuk ka frenuar konsumin, që është rritur me 4.9% në korrik. Bankat – të shpëtuara në vitin 2012 prej 40 miliardë Eurove që dha BE – “kanë rifilluar të japin para për kompani dhe qytetarë”, thotë pa e fshehur gëzimin Sekretari i Shtetit për Ekonominë, Fernandez Nemesa. Koha, me qeveri apo pa qeveri, po shëron edhe plagët e “Burbuja del Ladrillo”, fluska e ndërtimeve që e gjunjëzoi Spanjën në vitin 2008. “Dy vjet më parë këtu jetonin 3 mijë njerëz. Tani jemi 8 mijë dhe askush nuk na quan më “fantazma të qytetit fantazmë”, thotë duke qeshur Angela Lambea, që merret me grafika dhe që sapo ka blerë për 98 mijë Euro një apartament 100 metra katrorë në Sesena, mega-spekullimi i ndërtuesit Francisco Hernando Contreras.

Ai ka dështuar, (ish) katedralja e tij në shkretëtirë në jug të kryeqytetit përfundoi në gropën e bankave. Dhe pikërisht tani, pas 254 ditësh pa kryeministër, janë rishfaqur blerësit që të mbushin hapësirat boshe. “Unë dhe im shoq rigjetëm punë me kohë të pacaktuar në janar – rrëfen Angela – me rrogën e parë morëm kredi dhe gjetëm në strehë”.

Rastësi? Profetët e stabilitetit dhe dirigjimit, të angazhuar këto javë në shfryrjen e mitit të shtetit pa kokë e të lumtur, janë të sigurtë që po. “Gjendja e mirë e ekonomisë spanjolle është pasojë e inercisë së masave të marra nga një ekzekutiv, ai i Rajoyt, që ka funksionuar”, thotë Paolo Vasile, këshilltar i Mediaset Espana. Reforma e tregut të punës  ka bërë Madridin më “të volitshëm se sa Franca dhe Gjermania”, siguron Joachim Hintz, drejtor financiar i Seat. Rezultat: të mëdhenjtë e prodhimit të makinave kanë investuar miliarda në këtë vend, i cili është shndërruar në prodhuesin e dytë në Europë, duke përthithur pjesë të tepricave të sektorit të ndërtimit. Aspak pilot automatik. “Bumi i industrisë së katër rrotave dhe eksportit është meritë e punës së qeverisë së fundit – thotë Fernando Nemesa – asgjë nuk vjen rastësisht”.

Sigurisht, fati ka dhënë një dorë: krizat në Egjipt, Afrikë dhe veri të Turqisë kanë rregulluar një sezon të artë për turizmin (rritje me 12.7% e të ardhurave) dhe në “Costa Blanca në gusht nuk gjendej një shtrat, edhe ta paguaje me flori”, siç betohetCarola Valls e Visit Benidorm. “Por me një qeveri në detyrë – thotë plot siguri Miguel Cardoso, kryeekonomist i Bbva – GDP i 2016 do të ishte rritur me 3.5%”.

Po sigurisht, jo gjithçka që shndërrin, është flori. Ka ende shumë nyja për t’u zgjidhur: papunësia është diku tek 20% (ishte 26%), vndet e punës të krijuar janë shpesh të përkohshëm (“dhe shfuqizimi i asaj reforme është prioriteti ynë sapo të vijmë në pushtet”, betohet Pedro Sanchez, lider i socialistëve, duke i shkelur syrin edhe Podemos.

Deri në mes të tetorit duhet të paraqitet buxheti (me shkurtime të reja) në BE. Dhe Kasandrat predikojnë maturi: “Paraliza politike ka reduktuar 19.6% të investimeve në vepra publike. Herët a vonë, ‘fiesta’ e këtyre muajve do të marrë fund”, ia pret shoqata e ndërtuesve. Ndoshta kanë të drejtë. Por e kanë thënë qysh prej mesit të janarit. Dhe ëndrra e Spanjës së lumtur që bën festë dhe fluturon me pilot automatik, është ende realitet. /La Repubblica, bota.al

 

Etiketa: fluturongdpqeveria


Ju sugjerojmë

Kryetarja e Kushtetueses:Një gjykatë që nuk guxon, është thjesht dekor institucional
Aktualitet

Kryetarja e Kushtetueses:Një gjykatë që nuk guxon, është thjesht dekor institucional

20 Tetor, 2025 2:55 pm
Fatos Nano në gjendje shumë të rëndë, spitali del me njoftim zyrtar
Aktualitet

Fatos Nano në gjendje shumë të rëndë, spitali del me njoftim zyrtar

20 Tetor, 2025 2:52 pm
Rama: Në fillim të 2026-ës gati, mjeti i Identifikimit Digjital
Kryesore

Rama: Në fillim të 2026-ës gati, mjeti i Identifikimit Digjital

20 Tetor, 2025 1:20 pm
Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore
Aktualitet

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

20 Tetor, 2025 12:51 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Pogradec, shpërthen granata, plagoset 49-vjeçari

20 Tetor, 2025 12:24 pm
PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës
Kryesore

Gazment Bardhi përjashtohet me 15 ditë nga punimet e Kuvendit

20 Tetor, 2025 12:21 pm
Nënë e bir humbën jetë nga zjarri,shefi i zjarrfikësve:Nuk e kemi përcaktuar shkakun
Aktualitet

Nënë e bir humbën jetë nga zjarri,shefi i zjarrfikësve:Nuk e kemi përcaktuar shkakun

20 Tetor, 2025 11:37 am
Mesazhi që Berisha “firmos” në SPAK: Dumani, avokati i Mcgonigal
Aktualitet

Mesazhi që Berisha “firmos” në SPAK: Dumani, avokati i Mcgonigal

20 Tetor, 2025 11:19 am
Trump paralajmëron Zelenskyn: Hiq dorë nga Donbasi ose Putini do t’ju ​​shkatërrojë
Bota

Trump paralajmëron Zelenskyn: Hiq dorë nga Donbasi ose Putini do t’ju ​​shkatërrojë

20 Tetor, 2025 10:08 am
Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
Bota

“Putin, më i fortë se Hamasi”, Zelensky: SHBA të ushtrojë më shumë presion

20 Tetor, 2025 9:34 am
Para
Uashington, një qendër bamirësie nën shembullin e Nënë Terezës

Uashington, një qendër bamirësie nën shembullin e Nënë Terezës

Sami Dangëllia, shqiptari që kaloi në burg dyfishin e viteve të Mandelës

Sami Dangëllia, shqiptari që kaloi në burg dyfishin e viteve të Mandelës

Mediat britanike: Shqipëria hap negociatat me BE-në pas miratimit të reformës në drejtësi

Mediat britanike: Shqipëria hap negociatat me BE-në pas miratimit të reformës në drejtësi

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kryetarja e Kushtetueses:Një gjykatë që nuk guxon, është thjesht dekor institucional

Kryetarja e Kushtetueses:Një gjykatë që nuk guxon, është thjesht dekor institucional
20 Tetor, 2025

Në fjalën e saj përpara përfaqësuesve të Kuvendit, Qeverisë, Këshillit të Evropës dhe Komisionit të Venecias, gjatë aktivitetit me temë...

Lexo më shumë

Fatos Nano në gjendje shumë të rëndë, spitali del me njoftim zyrtar

Fatos Nano në gjendje shumë të rëndë, spitali del me njoftim zyrtar
20 Tetor, 2025

Ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në një spital privat në kryeqytet. Në një njoftim zyrtar, spitali njofton se...

Lexo më shumë

Rama: Në fillim të 2026-ës gati, mjeti i Identifikimit Digjital

Rama: Në fillim të 2026-ës gati, mjeti i Identifikimit Digjital
20 Tetor, 2025

Nga fillimi i vitit 2026 do të jetë gati për qytetarët mjeti i Identifikimit Digjital. Lajmin e dha kryeministri Edi...

Lexo më shumë

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore
20 Tetor, 2025

Prej 12 ditësh, ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë për shkak të problemeve shëndetësore. Mësohet se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com