Rusia ka vendosur ta përdorë gazin si armë në luftën kundër Perëndimit që mbështet Ukrainën dhe kjo gjë po bëhet gjithnjë e më evidente.
Në një njoftim të fundit, Gazprom bën me dije se gazsjellësi Nord Stream I do të mbyllë furnizimet për tre ditë dhe arsyeja është sërish e njëjtë, për mirëmbajtje.
Lajmi vjen pasi ministrat e Energjisë së Europës po përgatiten të mbajnë një takim emergjent në javën e parë të shtatorit për t’iu përgjigjur çmimeve gjithnjë e në rritje të gazit.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Franca e konsideroi të papranueshme këtë gjë duke e akuzuar Rusinë se po e përdor furnizimin me energjinë si armë lufte.
I pyetur nëse ka garanci se Gazprom do të rifillojë eksportin e gazit përmes Nord Stream I, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha: “Ka garanci që përveç problemeve teknike të shkaktuara nga sanksionet, asgjë nuk i pengon furnizimet.”