Aktualitet

Gazment Bardhi thirret në SPAK



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:08 - 28/10/22 |
Opi Nion

Deputeti demokrat Gazment Bardhi është paraqitur këtë të premte në SPAK.

Sipas informacioneve, Bardhi ka shkuar në SPAK në cilësinë e kallëzuesit të aferës së inceneratorëve në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Deputeti demokrat është thirrur në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për të dhënë sqarime si person që ka dijeni për rrethanat e çështjes.

Ditën e djeshme u paraqit në SPAK edhe ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Ajo u thirr si një nga kallëzueset kryesore të inceneratorit të Elbasanit. Kryemadhi gjithashtu dorëzoi prova të reja mbi këtë afere./Opinion.al

Pas