-U tha në Opinion

Gazi lotsjellës, Lleshaj: Është standard i gjithë policisë


               Publikuar në : 22:56 - 24/06/19 |
geliano fataj

“Është standard i gjithë policisë së botës”. Kështu përgjijet ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në lidhje me përdorimin e gazit lotsjellës në protesta, apo dhe në situata të tjera përplasjesh.

“Polici është i paprekur, e kemi mësuar dorën keq. Nuk preket polici. Gazi është mjeti i shpikur për këtë punë, gazi nuk vret. Të detyron të largohesh nga ajo skenë ku ti nuk duhet të jesh. Nuk është armë. Lëndë helmuese luftarake Shqipëria nuk ka”, tha ministri në emisionin Opinion.

Në lidhje me akuzat e ish-kryeministrit Berisha, që e quan atë si “Sandër Kimiku”, ministri i brendshëm tha: Unë e quaj Haxhi Mileti, ose sjellësi i fatkeqësisë.

“Këto pamje normale nuk janë, asnjë pamje ku ka gaz nuk është normale”, theksoi më tej ministri. / Opinion.al

Pas