Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazetta di Venezia 1913: Bisedë me Luigj Gurakuqin në hotel Cavour, në Bari

2022/06/18 at 4:12 PM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Gazetta di Venezia 1913: Bisedë me Luigj Gurakuqin në hotel Cavour, në Bari

Nga Aurenc Bebja


“Gazetta di Venezia” ka botuar, të premten e 4 prillit 1913, në ballinë, intervistën ekskluzive të realizuar asokohe me Luigj Gurakuqin në “Hotel Cavour”, në Bari, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Bisedë me një ministër shqiptar

Telegrami i shqiptarëve për Sir Grey

(Korrespondenca jonë e veçantë)

Bari, 1 prill.

Mbrëmë, me trenin nga Brindizi, në stacionin tonë mbërriti Shkëkqesia e Tij Ismail Qemal beu, kryetar i qeverisë së përkohshme shqiptare, i shoqëruar nga djemtë e tij Et’hemi dhe Qazimi, nga ministri i arsimit publik Luigj Gurakuqi dhe nga revolucionari i njohur Isa Boletini, po ashtu me dy djemtë e tij.

Ata u mirëpritën nga kolonia e madhe shqiptare e Barit nëpërmjet duartrokitjeve të gjata e entuziaste.

Ismail Qemali përshëndeti të gjithë i emocionuar dhe shprehu menjëherë keqardhjen e tij që duhej të vazhdonte menjëherë për në Romë, duke pasur parasysh urgjencën e çështjeve me të cilat duhej të merrej në kryeqytet. Ndërsa qëndruan në Bari ministri Gurakuqi dhe Isa Boletini dhe nesër në mëngjes do të nisen për në Romë.

I shoqëruar këtu nga një mik prej Shkodre, shkova në Hotel Cavour dhe munda të realizoj një intervistë me ministrin Gurakuqi.

Ai flet në mënyrë perfekte italisht pasi ka përfunduar studimet në Napoli; me sjellje të dashur dhe të dalluar, nuk është më shumë se 33 vjeç dhe ka lindur në Shkodër të Shqipërisë.

E pyeta menjëherë se çfarë përshtypjeje kishte lënë tek ai dhe kolegët e tij në qeverinë e përkohshme qëndrimi i Italisë në favor të autonomisë shqiptare.

— Ne, u përgjigj ministri, duhet t’u jemi mirënjohës qeverive italiane dhe austro-hungareze së bashku, sepse ato ishin faktorët e parë dhe të vazhdueshëm të pavarësisë së Shqipërisë kur vendi ynë heroik dhe i trazuar kërcënohej të ndahej midis katër shteteve ballkanike. Ne ende duhet t’u jemi mirënjohës fuqive të Evropës, që ftuan Malin e Zi të ndalojë bombardimet e Shkodrës dhe të vërtetojë në çdo rast se ky qytet i përket shtetit të ri shqiptar. Për ne Shkodra është absolutisht e nevojshme dhe nuk do të mund të imagjinohej një Shqipëri e lirë dhe e pavarur, pa Shkodrën si kryeqytet.

— Cila do të jetë forma e qeverisjes dhe cili do të jetë udhëheqësi i saj? — e pyeta zotin Gurakuqi.

— Epo, u përgjigj ministri, forma e qeverisjes sigurisht që do të jetë kushtetuese dhe do të qeveriset me ligje civile dhe moderne, por për momentin nuk mund t’ju them asgjë, as të mundshme, sepse edhe këtu gjithçka do të varet nga vendimet që do të marrin më vonë fuqitë evropiane.

— Por Duka i Montpensierit, që ju transportoi me jahtin e tij nga Vlora në Brindizi, nuk ka mundësi?

— Edhe ai, si shumë të tjerë, është një nga kandidatët, por e përsëris se nuk ka asgjë pozitive.

— Dhe për ku do të niseni nesër ?

— Do të nisem për në Romë së bashku me Isa Boletinin, ku do t’i bashkohemi shefit tonë Ismail Qemali dhe më pas do të vazhdojmë të gjithë për në Londër, ku synojmë të jemi pranë ambasadorëve për të paraqitur dëshirat tona në lidhje me kufijtë e shtetit të ri.

Gjatë intervistës hyri i famshmi Isa Boletini, vrasja e të cilit nga serbët u njoftua disa herë, ai flet vetëm gjuhën shqipe, ndaj më duhej t’i përcillja përshëndetjet dhe urimet e mia më të mira për çështjen shqiptare, përmes përkthimit të vetë ministër të sjellshëm Gurakuqi.

Ndërkohë, munda të lexoj telegramin e mëposhtëm, i cili do t’i dërgohet Sir E. Grey në Londër :

“Armiqësia e qeverisë xhonturke kundër shqiptarëve na kishte detyruar t’u rezistonim me armë në dorë për ruajtjen e ekzistencës sonë kombëtare. Kjo luftë, e cila vazhdon për katër vite radhazi, ka kushtuar shumë burra dhe para. Fqinjët tanë në Ballkan, të prekur nga fatkeqësitë tona, në disa raste na kishin treguar simpatinë e tyre dhe na kishin premtuar edhe mbështetjen e tyre. Në fund të katër viteve, verën e kaluar, më në fund arritëm të merrnim njohjen e pjesshme të të drejtave tona nga qeveria. Në një moment rraskapitjeje, Shqipëria u pushtua nga fqinjët e saj, pa qenë fare përgjegjëse për luftën ballkanike. Agjitatorët e dërguar në Shqipëri dhe të lidhur me elementët shqetësues të vendit kanë kryer mizori të tilla që e bëjnë njerëzimin të dridhet nga tmerri. Të bindur për drejtësinë e Konferencës së Ambasadorëve, ne presim çlirimin e ardhshëm të tokës sonë kombëtare dhe besojmë se përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha do të ruajnë të drejtat tona legjitime si dhe ekzistencën tonë kombëtare. Rezultati i luftës së tanishme, një luftë për të cilën përgjegjësia nuk mund të binte mbi popullin shqiptar, nuk duhet të ndikojë veçanërisht në fatin e integritetit të vendit tonë. E përfundojmë duke iu lutur botës së qytetëruar që të mos lejojë ndarjen e territorit tonë në të cilin kemi jetuar për dyzet shekuj.”

Para se të largohesha, kërkova mendimin e ministrit Gurakuqi për qëndresën e Shkodrës dhe për rënien e mundshme në duart e ushtrive serbe e malazeze.

Qyteti, u përgjigj ai, do të mund të rezistojë për një kohë të gjatë, sepse garnizoni përbëhet pothuajse tërësisht nga shqiptarë që e kuptojnë mirë se si fati i shtetit të ri varet nga rezistenca e tyre heroike; në çdo rast, nëse ushtritë rrethuese do të mund të kishin për momentin epërsinë, të jeni të sigurt se populli shqiptar nuk do t’i linte pushtuesit të qetë dhe masakra të tjera nuk do të ishin krejtësisht të pamundura.



Ju sugjerojmë

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
Bota

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

8 Shkurt, 2026 10:41 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Aktualitet

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

8 Shkurt, 2026 9:03 pm
Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
Bota

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

8 Shkurt, 2026 7:41 pm
Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
Bota

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

8 Shkurt, 2026 5:42 pm
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
Bota

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

8 Shkurt, 2026 4:06 pm
Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
Aktualitet

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

8 Shkurt, 2026 3:58 pm
Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
Kronikë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

8 Shkurt, 2026 3:11 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

8 Shkurt, 2026 3:05 pm
Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë
Sport

Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë

8 Shkurt, 2026 3:02 pm
“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…
Bota

“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…

8 Shkurt, 2026 2:59 pm
Para
Temperatura të larta në Spanjë, zjarre masive në disa zona të vendit

Temperatura të larta në Spanjë, zjarre masive në disa zona të vendit

“Ai tipi i dyshimtë”, si u vra një nga drejtuesit e klanit mafioz në Mal të Zi

“Ai tipi i dyshimtë”, si u vra një nga drejtuesit e klanit mafioz në Mal të Zi

Portugalia paralajmëron Ukrainën:Të jesh kandidat për në BE, nuk zgjidh problemet

Portugalia paralajmëron Ukrainën:Të jesh kandidat për në BE, nuk zgjidh problemet
















TE FUNDIT

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
8 Shkurt, 2026

Një fotografi e re e publikuar nga dosjet e Jeffrey Epstein ka rikthyer në vëmendje lidhjet e tij me disa...

Lexo më shumë

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
8 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së sotme në Vlorë, ku u dhunua avokati i ish-presidentit...

Lexo më shumë

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
8 Shkurt, 2026

Autoritetet franceze kanë arrestuar pesë persona pasi një gjyqtare dhe nëna e saj u rrëmbyen dhe u mbajtën peng për...

Lexo më shumë

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
8 Shkurt, 2026

Zyrtarë të lartë të mbrojtjes izraelite i kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se programi iranian i raketave balistike përbën një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com