Ende nuk ka informacion për shumë të kërkuarin Ervis Martinaj, i cili për herë të fundit është parë mbrëmjen e 25 gushtit në një hotel me 5 yje në Durrës, ndërkohë që makina që shoqëronte atë është fiksuar nga kamerat e sigurisë edhe dy ditë të tjerë nëpër qytet dhe më pas është zhdukur.
Gazetarja Klodiana Lala deklaron për “Euroneës Albania” se Martinaj atë natë së bashku me një vajzë të njohur më vendin tonë, me të cilën dyshohet se ka patur marrëdhënie intime, kanë qëndruar në hotel dhe një ditë më pas janë larguar nga aty nën shoqërinë e Jeton Lamit.
“Në datën 5 gusht në orën 21 e 15 minuta me një mjet “Audi” Ervis Martinaj, Jeton Lami së bashku me një vajzë shumë të njohur, pra figurë publike, janë shfaqur në zonën e një hoteli shumë të njohur në Durrës. Lami ka zbritur nga automjeti, ka shkuar te recepsioni, ka pronotuar dhomën për të qëndruar Martinaj dhe vajza që kishte një marrëdhënie intime me të. Ata janë larguar në orën 10 e ca nga aty.”, tha gazetarja.