Kronikë

Gazetarja:Dritan Dajti rrezikon të kthehet në shtëpi vjeshtën e ardhshme  


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:48 - 09/08/20 |
Opi Nion

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po përballet me vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, një tjetër fenomen është vënë në dukje kohë e fundit. Dalja nga qelia përpara kohe e të dënuarve për vepra të rënda. Kujtojmë këtu rastin e Lulzim Berishës, të Endrit Dokles, Hekuran Billës apo Gerd Gjeneralit.

Por në një publikim në rrjetin social Facebook, gazetarja e kronikës Anila Hoxha paralajmëron se një tjetër emër i njohur i botës së krimit rrezikon të kthehet në shtëpi vjeshtën e ardhshme. Është fjala për Dritan Dajtin, i akuzuar ndër të tjera edhe për vrasjen e 4 policëve që tentuan arrestimin e tij në gusht të vitit 2009.

Sips gazetares Hoxha, gjykata e larte me kleçken se dosja duhej rekursuar nga prokurori i çeshtjes (Bajrami) dhe jo prokuror zevendesues do vendose rrëzimin e rekursit. “Ne rast se kjo ndodh Dajtit i mbeten ne fuqi 25 vjet, dhe me kohen e paraburgosjes llogaritet qe vjeshtën e 2021 të kthehet në shtëpi. Edhe pse mbase ndonjeri nga ju priste te kishte qene ne listen e rregjimit 41 bis”, shkruan Hoxha, duke kujtuar 8 gushtin, daten e vrasjes se 4 policeve.

Publikimi i plotë

Po ti cfarë bëre për dëshmorët ?

Fuat Vjerdha gjyqtari i apelit qe votoi kunder zbritjes se denimit te përjetshem per Dritan Dajtin. U shkarkua.
Lindita Hoxha, gjithashtu kunder uljes se denimit te përjetshëm . U shkarkua
Prokurori Artan Bajrami përpara se te bente rekursin në gjykatën e larte për vendimin ndaj Dajtit, për ceshtje oresh u shkarkua dhe ai
Tani ka fjale juristesh qe parashikojne : gjykata e larte me klecken se dosja duhej rekursuar nga prokurori i ceshtjes ( Bajrami) dhe jo prokuror zevendesues do vendose rrezimin e rekursit. Ne rast se kjo ndodh Dajtit i mbeten ne fuqi 25 vjet , dhe me kohen e paraburgosjes llogaritet qe vjeshten e 2021 te kthehet ne shtepi. Edhe pse mbase ndonjeri nga ju priste te kishte qene ne listen e rregjimit 41 bis!
Të tjere që kishin nën shqyrtim Dajtin, dhe qe u shkarkuan : Idriz Mulkurti, Ardit Mustafa,Eugen Beci, Gurali Brahimllari!
Ndaj vec te sotmes , si date vrasjeje te deshmoreve Altin Dizdari, Fatos Xhani, Kasteriot Feskaj dhe Samir Duckollari kujtoni edhe datat kur ata u rivrane dhe kur do rivriten ne vazhdim.

 

Pas