Ndërkohë që ka shumë femra që duan të zmadhojnë gjoksin, gazetarja e njohur e “ESPN” në Argjentinë, Nati Jota i ka habitur të gjithë kur mori vendimin për ta zvogëluar atë.
Me anë të një videoje në Instagram, Jota njofton se i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal. Ajo ka zvogëluar gjoksin e saj me dy numra.
Gazetarja shpjegon se e bëri këtë gjë për një sërë arsyesh. Por më së shumti sepse dëshiron që njerëzit ta shohin në sy kur flet. Dhe jo të fokusohen te gjoksi i saj.
“Dua që njerëzit të më shohin në sy, në fytyrë kur flas.”- tha gazetarja.