Kronikë

Gazetarja tregon momentet e fundit të jetës së Aleksandër Sadikajt: Më jep ujë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:18 - 13/06/22 |
Opi Nion

Vrasja e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj tronditi Tiranën, ndërsa deri më tani autoritetet ende nuk kanë mundur të identifikojnë autorët që vendosën lëndën eksplozive në makinën e tij.

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer detaje të rënda nga ngjarja e ndodhur të shtunën. Lala tha në një emision televiziv se Sadikaj ka kërkuar ndihmë, por askush nuk ka mundur t’i afrohej.

Ndër të paktat ngjarje që personalisht më kanë tronditur. Kam parë ngjarje të rënda për shkak të këtij profesioni. Kam një video të asaj ngjarjeje që është shumë e rëndë, jo vetëm për familjarët, por edhe qytetarët, por që nuk mund të publikohet. Një njeri që përpëlitet për ndihmë në grahmat e fundit të jetës për ndihmë dhe që askush nuk mundte t’i afrohej. Aty ka qenë dëshmitar dhe një nënë me fëmijë, e cila ka mbetur e lënduar lehtë nga kjo ngjarje. E kam lexuar dëshminë e një personi që e ka shoqëruar në spital, prokurori e ka pyetur nëse i ka thënë gjë, ai i kishte thënë se Aleksandri i ka kërkuar vetëm ujë. Personi që e ka shoqëruar është gjetur duke qarë në derën e spitalit”, tha Lala.

Pas