Gazetarja Mira Kazhani është përfshirë në një aksident në autostraden Tiranë-Durrës.
Mësohet se duke udhëtuar për në Durrës, gazetarja ka përplasur një këmbësor, i cili sipas burimeve ndodhet në spital.
Gazetarja ka qenë duke drejtuar automjetin tip Mazda me targa AA 458 VA kur ka përplasur këmbësorin që po kalonte rrugën.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 15:10, në autostradën “Tiranë-Durrës” mjeti me drejtuese shtetasen E.K., është përfshirë në aksident me një këmbësor ende të paidentifikuar, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.
Nga veprimet e para, dyshohet se këmbësori në tentativë për të kaluar nga një krah i autostradës në tjetrin i ka prerë rrugën automjetit.
Drejtuesja e mjetit është vënë në dispozicion të organeve hetimore dhe ndodhet në ambientet e Policisë.
Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al E.Xh