Tre persona kanë humbur jetën në aksidentin e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë.
Njëri nga viktimat i cili dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes ka qenë oficeri i burgut të Peqinit Tonin Mhilli, 58 vjeç.
Mësohet se Tonin Mhilli është babai i gazetares Valbona Mhilli. Gazetarja ka bërë një dedikim të ndjerë në rrjetet sociale, për të atin që tashmë nuk jeton më.
“Pse ike u ba pa mua. Pse e doje punën më shumë se ne o ba? Pse o komisari i jetës sime, o dashuria ime, o dritë, o jeta ime, i le ëndrrat në mes, o ba çohu,” shkruan gazetarja e Report Tv, teksa poston edhe një video me babanë e ndjerë./Opinion.al