Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazetarja e VOA-s: Agjentët e Iranit tentuan të më eliminonin

2021/07/14 at 5:12 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gazetarja e VOA-s: Agjentët e Iranit tentuan të më eliminonin

Drejtuesja e një emisioni televiziv të Seksionit Persian të Zërit të Amerikës dhe një kritike e hapur e qeverisë iraniane, ka dhënë hollësi të reja rreth njoftimit të autoriteteve amerikane, se ajo ishte shënjestra e një komploti iranian për ta rrëmbyer. Përmes një mesazhi filmik të regjistruar, gazetarja iraniano-amerikane Masih Alinejad, flet rreth dyshimeve për eliminimin fizik të saj nga agjentë iranianë.


Gazetarja thotë se agjentët e Byrosë Federale të Hetimit i thanë se sundimtarët islamikë të Iranit “jo vetëm që donin të siguroheshin për eliminimin fizik të saj, por edhe në mbylljen e llogarive që ajo ka në Instagram“.

Më martën në mëngjes Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se një gjykatë federale e Nju Jorkut ka ngritur padi ndaj katër shtetasve iranianë për përfshirje në komplotin e pretenduar për të rrëmbyer një “gazetar, autor dhe aktivist të të drejtave të njeriut nga Bruklini, në Nju Jork, që synonte mobilizimin e opinionit publik në Iran dhe në të gjithë botën për të sjellë ndryshime në ligjet dhe praktikat e regjimit iranian”. Por në njoftimin për shtyp të Departamentit të Drejtësisë nuk përmendej emri i personit.

Zonja Alinejad, e cila jeton në Nju Jork, konfirmoi më vonë në llogaritë e saj në rrjetet sociale se bëhej fjalë për të.

Në mesazhin e saj me video të martën ajo thotë se për arsye sigurie, FBI-ja e ka ndaluar atë të largohet nga Shtetet e Bashkuara.

Departamenti i Drejtësisë, nuk ka komentuar ende rreth deklaratave të zonjës Alinejad dhe bisedave që ajo thotë se ka zhvilluar me agjentët e FBI-së.

Në një mesazh tjetër filmik të postuar në Twitter të martën nga shtëpia e saj në Bruklin, zonja Alinejad tha se në dy javët e fundit forca policore po ruajnë shtëpinë si një tjetër masë paraprake sigurie. Një makinë policie mund të shihej nga dritarja e gazetares, parkuar jashtë ndërtesës së saj të banimit.

Agjencitë e lajmeve amerikane thanë se misioni i Iranit në OKB në Nju Jork nuk i është përgjigjur ende kërkesave për komente në lidhje me komplotin e dyshuar.

Departamenti i Drejtësisë tha se katër persona që dyshohet të jenë agjentë të zbulimit iranian, Alireza Shavaroghi Farahani, Mahmoud Khazein, Kiya Sadeghi dhe Omid Noori, planifikonin ta rrëmbenin dhe ta dërgonin me forcë viktimën e tyre në Iran. Ai tha se grupi kishte shqyrtuar metodat e transportimit nga Shtetet e Bashkuara, mes tyre përdorimin e një evakuimi të stilit ushtarak nga qyteti i Nju Jorkut dhe transportimin e saj në rrugë detare në Venezuelë, qeveria e së cilës është një aleate e Iranit. Asnjë nga të katër personat nuk është arrestuar./ VOA

Etiketa: gazetarevoa


Ju sugjerojmë

Aksident në Maliq, një person tranportohet në spital në gjendje të rëndë
Aktualitet

Sherr me thika në Korçë, dy persona të plagosur

31 Gusht, 2025 10:27 pm
Gjermani: Zgjedhja e kancelarit më 6 maj
Bota

Merz: Lufta në Ukrainë do të zgjasë shumë

31 Gusht, 2025 10:09 pm
Ja plani amerikan për ta kthyer Gazën në rivierën e Lindjes së Mesme
Bota

Ja plani amerikan për ta kthyer Gazën në rivierën e Lindjes së Mesme

31 Gusht, 2025 9:18 pm
Aksident në aksin Lezhë-Milot, tre persona të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë-Milot, tre persona të plagosur

31 Gusht, 2025 8:54 pm
“Serbia ju do!”, rrugët e Beogradit mbushen me urime ditëlindje për Lukashenkon
Rajoni

“Serbia ju do!”, rrugët e Beogradit mbushen me urime ditëlindje për Lukashenkon

31 Gusht, 2025 8:29 pm
Von der Leyen: Sulmet ruse në infrastrukturën civile të Ukrainës janë krime lufte
Bota

Von der Leyen: BE po përgatit dërgimin e trupave në Ukrainë, pjesë do jetë edhe SHBA

31 Gusht, 2025 8:09 pm
Gëlltiti qesen me kokainë për ta fshehur nga policia, arrestohen dy persona në Kosovë
Kryesore

Aksident në Kosovë, humb jetën një e mitur dhe plagosen katër persona

31 Gusht, 2025 7:52 pm
Mbrojtja norvegjeze, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia nënshkruajnë marrëveshjen
Bota

Mbrojtja norvegjeze, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia nënshkruajnë marrëveshjen

31 Gusht, 2025 7:38 pm
OBSH: Covid-19 nuk është më një emergjencë globale shëndetësore
Bota

OBSH: Mbi 4,700 vdekje nga kolera, epidemia përhapet në 31 vende

31 Gusht, 2025 7:10 pm
DW: Më shumë se 500 punonjës të Zërit të Amerikës do humbasin vendin e punës
Aktualitet

DW: Më shumë se 500 punonjës të Zërit të Amerikës do humbasin vendin e punës

31 Gusht, 2025 6:50 pm
Para
Masa kufizuese për të pavaksinuarit në Maqedoninë e Veriut

Masa kufizuese për të pavaksinuarit në Maqedoninë e Veriut

Kush po e shkatërron turizmin dentar?

Kush po e shkatërron turizmin dentar?

Dy shenjat e horoskopit më me fat për sot

Dashuria, shenjat më skeptike të Horoskopit
















TE FUNDIT

Sherr me thika në Korçë, dy persona të plagosur

Aksident në Maliq, një person tranportohet në spital në gjendje të rëndë
31 Gusht, 2025

Një përleshje mes disa personave në zonën e Partut në Korçë ka përfunduar me plagosje. Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka...

Lexo më shumë

Merz: Lufta në Ukrainë do të zgjasë shumë

Gjermani: Zgjedhja e kancelarit më 6 maj
31 Gusht, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka thënë të dielën se është i përgatitur që lufta në Ukrainë të zgjasë shumë. Merz...

Lexo më shumë

Ja plani amerikan për ta kthyer Gazën në rivierën e Lindjes së Mesme

Ja plani amerikan për ta kthyer Gazën në rivierën e Lindjes së Mesme
31 Gusht, 2025

Një plan 38-faqësh për Rripin e Gazës pas luftës, i titulluar "Nga një protektorat iranian i rrënuar në një aleat...

Lexo më shumë

Aksident në aksin Lezhë-Milot, tre persona të plagosur

Aksident në aksin Lezhë-Milot, tre persona të plagosur
31 Gusht, 2025

Dy automjete janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor “Lezhë–Milot”. Sipas njoftimit të policisë, si pasojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com