Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazetarja: Covid-19 më mori dashurinë e jetës dy muaj pas ardhjes së vajzës në jetë

2023/04/06 at 1:40 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gazetarja: Covid-19 më mori dashurinë e jetës dy muaj pas ardhjes së vajzës në jetë

Gazetarja, Odeta Gjevori, e emisionit investigativ “Stop”, në një rrëfim emocionues ka ndarë momentet e vështira, pjesë e punës së saj të përditshme në terren por dhe detaje nga jeta e saj private.


E ftuar në tv Klan ajo kujton periudhën kur ishte profesioni ai që e ndihmoi të kalonte një humbje shumë të madhe në jetë, atë të partnerit.

Partneri i saj prej 10 vjetësh, Juli, humbi jetën gjatë pandemisë së Covid-19 në moshën 35-vjeçare.

Gazetarja rrëfen se kishte vetëm dy muaj që kishte sjellë në jetë vajzën e tyre kur Juli u nda nga jeta.

 

Odeta Gjevori: Unë isha dhe shtatzënë në atë periudhë dhe ruheshim çikë më shumë për arsye të shëndetit. Por ndonjëherë gjërat janë të caktuara nga Zoti dhe ndodhin ashtu siç ndodhën. Për ironi ka persona që nuk janë ruajtur fare ose me një shëndet të lig. Juli nuk vuante nga asnjë sëmundje, thjesht kështu ndodhi.

Katerina Trungu: Ai ishte tridhjetë e…?

Odeta Gjevori: Ai ishte 35 vjeç, kishim diferencë vetëm një vit bashkë me njëri-tjetrin. Kishim 10 vite që njiheshim…

Katerina Trungu: Paska qenë histori e gjatë.

Odeta Gjevori: Po, kemi punuar në 3 televizione bashkë sepse Juli mbulonte pjesën e teknikës  domethënë operator tek pulti, montazhier tek lajmet këtu në Klan. Në 3 televizione kemi bashkëpunuar. Ka qenë dhe e bukur sepse qenë po bashkë me njëri-tjetrin, aty ziheshim, aty pajtoheshim.

Katerina Trungu: 10  vite dashuri.

Odeta Gjevori: 10 vite, 7 vite bashkëjetesë. Pastaj nga gjithë kjo dashuri e madhe erdhi Hana, drita jonë. Hana është ai simboli i dashurisë që kisha unë me Julin, është vajza ime që është 2 vjeç e  3 muaj, është si Hanë, siç ka emrin.

Ermelinda Ndoja: Është forca jote më e madhe për të vazhduar…

Odeta Gjevori: Sigurisht, ajo ishte motivi, ishte shumë e vështirë sepse siç e tha dhe Katerina, të jesh një dyshe aq e fortë, fakti që unë jam sot deri këtu është edhe merita e Julit sepse të bësh këtë punë të vështirë Katerinë ti e di shumë mirë se sa sakrificë është. Duhet të kesh një partner i cili të kupton e para e punës dhe pastaj të të suportojë në shumë gjëra të tjera. Ka qenë pak situatë e vështirë por unë kam pasur gjithmonë mbështetjen e Julit dhe në momentin që ndodhi kjo sikur m’u prenë krahët, sikur iku gjysma më e mirë.

Katerina Trungu: Ti ishe në pritje të ëmbël gjatë…

Odeta Gjevori: Në pritje të ëmbël. Sapo linda vajzën, pas dy muajsh ndodhi fatkeqësia. Isha akoma në atë pjesën e përhumbjes, nëse do ta themi kështu, nuk isha akoma e vetëdijshme se çfarë ndodhi. Më është dashur shumë forcë që ta përballoja rikthimin në punë dhe për këtë falenderoj prapë familjen time por  edhe kolegët e mi që më sugjeruan që të vija më përpara në punë.

E kisha shumë të vështirë në fillim sepse mori një kthesë ndryshe jeta. Më përpara banoja këtu, tani jam kthyer tek prindërit e mi dhe duhet ta bëj për shkak të vajzës duke qenë se nuk e kam në çerdhe çdo ditë Tiranë-Elbasan. Më duhej të mësoja makinën e shumë gjëra të tjera, por asgjë nuk është e pamundur. Çdo gjë superohet, arrihet nëse e do diçka. Jemi këtu ku jemi sot.

 

Etiketa: covid-19Odeta Gjevori


Ju sugjerojmë

Tërmeti, shkon mbi 1.400 numri i viktimave në Afganistan
Bota

Tërmeti, shkon mbi 1.400 numri i viktimave në Afganistan

2 Shtator, 2025 2:02 pm
Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë
Aktualitet

Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë

2 Shtator, 2025 1:35 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Trump: Vazhdimi i luftës në Gaza dëmton Izraelin

2 Shtator, 2025 1:26 pm
OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja
Bota

OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja

2 Shtator, 2025 12:44 pm
Rama dhe Berisha homazhe në nder të Dhimitër Anagnostit
Aktualitet

Rama dhe Berisha homazhe në nder të Dhimitër Anagnostit

2 Shtator, 2025 12:09 pm
Homazhe në nderim të regjisorit të madh, lamtumirë Dhimitër Anagnosti
Aktualitet

Homazhe në nderim të regjisorit të madh, lamtumirë Dhimitër Anagnosti

2 Shtator, 2025 11:33 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij, nën hetim nga prokuroria, akuzat

2 Shtator, 2025 10:42 am
A mund të ketë një takim Trump-Xi-Putin-Kim?
Bota

A mund të ketë një takim Trump-Xi-Putin-Kim?

2 Shtator, 2025 10:32 am
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksidenti në Vlorë/ Pas shoferit, ndërron jetë edhe pasagjeri i kamionçinës

2 Shtator, 2025 9:40 am
Berisha mesazh ngushëllimi për Anagnostin: Dielli perëndoi për kolosin e regjisë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, e marta shpallet ditë zie kombëtare

2 Shtator, 2025 9:20 am
Para
Kunder Erdoganit, deputetja opozitare e Turqisë nxjerr “plumbat” në parlament

Kunder Erdoganit, deputetja opozitare e Turqisë nxjerr "plumbat" në parlament

Armët bërthamore në Bjellorusi, Kremlini: Hapa sigurie pas zgjerimit të NATO-s

Armët bërthamore në Bjellorusi, Kremlini: Hapa sigurie pas zgjerimit të NATO-s

I moshuari vdiq nga sulmi i lakuriqit të natës/ Testimet: U prek nga sëmundja e tërbimit

I moshuari vdiq nga sulmi i lakuriqit të natës/ Testimet: U prek nga sëmundja e tërbimit
















TE FUNDIT

Tërmeti, shkon mbi 1.400 numri i viktimave në Afganistan

Tërmeti, shkon mbi 1.400 numri i viktimave në Afganistan
2 Shtator, 2025

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të gërmojnë në lindjen malore të Afganistanit për të gjetur të mbijetuar, të martën, teksa...

Lexo më shumë

Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë

Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë
2 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një zbulim të veçantë arkeologjik në fshatin Strikçan të Bulqizës. Krahas fotove,...

Lexo më shumë

Trump: Vazhdimi i luftës në Gaza dëmton Izraelin

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
2 Shtator, 2025

Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka deklaruar se  vazhdimi i luftës në Gaza po dëmton Izraelin....

Lexo më shumë

OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja

OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja
2 Shtator, 2025

Më shumë se një në çdo 100 vdekje globalisht është pasojë e vetëvrasjes, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com