Gazetari Alfred Peza thotë se PD do të përfitojë nga koha që jep procedura për djegien e mandateve. Sipas tij duke shfrytëzuar këtë periudhë opozita ka ndërmend që të negociojë një zgjidhje dhe të marrë pushtetin në tavolinë
“Opozita duke ditur procedurën, duhet një muaj që Parlamenti të shpalli vakancën dhe një muaj të shkojë në KQZ. Gjatë këtyre dy muajve ka ndërmend që të negociojë, ta bëjë problemin ndërkombëtar dhe të gjejë një zgjidhje dhe të marrë pushtetin në tavolinë. Opozita ka bërë një zgjedhje politike, duke dalë nga sistemi. Mazhoranca do vazhdojë rrugën e saj”, deklaroi Peza në Opinion.