-U tha në Opinion

Gazetari Triest: Trafikantët shqiptarë kanë linjën e tyre të drogës


               Publikuar në : 21:23 - 18/04/19 |
geliano fataj

Pas votimit të Parlamentit Holandez, për rikthimin e vizave me Shqipërinë në emisionin Opinion është diskutuar mbi këtë temë.

Gazetari Vincent Triest, i cili është një njohës i mirë i politikës në Holandë, tha se nëse shikojmë raportin e policisë holandeze për krimin shqiptar, ka mjaft shqetësime.

Sipas tij, duke iu referuar dhe bisedave me ministrin holandez ai tha se problematik është rrjedhja e informacionit.

“Nëse shikojmë raportin e policisë holandeze për krimin shqiptar, ka mjaft shqetësime. Trafikantët e drogës dhe kokainës shtetasit shqiptarët janë dominantë. Unë fola vetë me ministrin që erdhi para dy javës në Shqipëri, ai tha trafikantët shqiptarë kanë linjën e tyre nga Amerika e Jugut. Problematik është rrjedhja e informacion, sjell informacion të veçantë këtu në Shqipëri dhe me pas rrjedhin”./Opinion.al

Pas