Gazetari Julian Kasapi ka treguar në emisionin “Opinion” se ndërsa është kthyer nga Ukraina ku ndodhej për të raportuar, ka shoqëruar dhe ka sjellë prej andej në Tiranë një grua dhe fëmijën e saj 12-vjeçar. Ai tha se për të depërtuar në radhët e gjata në kufirin me Poloninë, Marina dhe djali i saj 12-vjeçar i janë bashkuar grupit të A2Cnn.
“Ju e kuptoni çfarë ndodh në kufirin me Poloninë. Ushtria u tregua mjaft dashamirsë duke na lejuar që të kalonim ne me Marinën dhe djalin e saj Denis 12 vjeç. I sollëm në Shëqipëri. Ajo ka motrën këtu dhe ishte një njdesi e mirë të ndihmonim aq sa mundeshim”, tha Kasapi./Opinion.al