I ftuar në emisionin “Opinion” gazetari i ABC news Armand Bajrami ka rrëfyer me detaje ngjarjen e ndodhur dy vite më parë mes gjyqtares së vrarë Fildes Hafizi dhe bashkëshortit të saj Fadil Kasemi ku ky i fundit ka tentuar ta vrasë me armë zjarri. “Fadil Kasemi ka udhëtuar atë ditë nga Tirana në një makinë me targa të huaja, të marrë me qira. Ai ka shkuar në Durrës me qëllim për të sulmuar bashkëshorten e vet, sepse në çantë ka patur edhe armë zjarri, lokalizimin e vendit ku rini e ka ditur për shkak të kontakteve me fëmijët. Gjyqtarja ka vënë re pranin e bashkëshortit, nuk ka pasur mundësi reagimi sepse Fadil Kasemi e ka qëlluar në fytyrë. Më pas ata janë përleshur, gjatë përleshjes ajo ka arritur të shohi se brenda çantës ka një armë zjarri. Në këtë moment gjyqtarja i ka rrëmbyer çantë dhe ka vrapuar vijës së plazhit duke bërtitur që ‘po më vert po më vret’. Më pas kanë ndërhyrë persona të tjerë, është gjendur një person i cili ka ndërhyrë dhe e ka shpëtuar. Ngjarja ka ndodhur në korrik të 2015.” /Opinion.al