Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazetari për pasion/ Seksualiteti dhe pornografia

2016/01/25 at 2:31 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gazetari për pasion/ Seksualiteti dhe pornografia

Nga: Mirela Cela Jorgo.

Ideja që seksi ka edhe rreziqe është e vjetër sa edhe Edipi. Grekët e dinin se kjo histori ishte
metaforike dhe ajo nuk hynte në dhomën e gjithkujt çdo natë. Ndërsa në shtëpinë tonë, sot në
shekullin e njëzetenjëtë, violenca seksuale nëpërmjet televizionit, është më e zakonshme nga sa
të mblidhet gjithë familja për t’u drekuar. Në qoftë se gjithkush do të harxhonte më shumë kohë
për të ngrënë familjarisht dhe më pak kohë duke parë violencën seksuale në televizor, ne nuk do
ta njihnim gjithë këtë seksualitet të pakontrolluar. Pornografia dhe mbathjet thong po
shkatërrojnë shtëpitë dhe komunitetet tona sikur po i ha krimbi.
Është e vërtetë që pornografia nuk është një dukuri e re, ajo ka ekzistuar në shekuj, por kurrë nuk
ka qenë në shkallën që është sot.

Është e vërtetë që më parë njerëzit shikonin më pak, më rrallë dhe më fshehtë pornografi dhe pa
asnjë dyshim, nën një presion më të madh të kundërshtimit shoqëror.
Është e vërtetë se asnjë mëndje e shëndoshë nuk mund ta mohojë faktin, se skenat e sotme
pornografike kanë bërë të ulen standardet tona morale.
Sot, pornografia shikohet, lexohet dhe dëgjohet në kushte të tjera. Shoqëria duket se është bërë
më tolerante ndaj saj. Pornografia ka invaduar televizionin, filmat, radiot, libraritë dhe galeritë e
arteve. Pornografi shkruajnë dhe shesin edhe profesorët që shteti u jep rrogë të edukojnë rininë.
Disa vjet më parë ne nuk do të toleronim skena që i shohim sot kudo në televizion, kinema dhe
teatër. Pornografia përparon pa u ndalur. Duket sikur ajo është fjala e fundit drejt së
ardhmes.Kemi plot arsye të reflektojmë për implikimet e pornografisë dhe të heqim paralele me
jetën tonë të sotme. Dëgjojmë njerëz që thonë: Jemi qytetarë të rritur të një shoqërie të lirë, ne
duhet ta kemi privilegjin të lexojmë dhe të shikojmë çfarë të duam.Sjellja “Unë dua të shoh atë
që unë dëshiroj ”, pa parë interesat e mëdha dhe të largëta të shoqërisë, duket se është bërë e
zakonshme në këtë Shqipërinë tonë sot. Kjo është një pikëpamje thellësisht narcissistike, vetë-
indulgjente dhe fare pa përgjegjësi shoqërore. Në vitet e diktaturës që lamë pas, interesi i
“përgjithshëm” (i shtetit diktatorial) ishte mbi gjithçka, ndërsa interesat e individëve thuajse
asgjë. Tani kemi shkuar në ekstremin e kundërt që thërret për liri individuale që tejkalon kërkesat
e shoqërisë. Dhe ne të hutuar nuk gjejmë dot mençurinë për të përcaktuar një pikë diku midis
mentalitetit diktatorial dhe prioriteteve individualiste të sotme.Dikush mund të pyesë: Pse të
censurojmë pornografinë dhe jo violencën në filma dhe në TV? Mirë është të censurohen të dyja.
Violenca e tejskajshme në botën e shfaqjeve, është një problem shoqëror i rëndësishëm që duhet
të na shqetësojë të gjithëve. Por të gjithë e kemi vënë re se në filmat violenca paraqitet “si një e
keqe “ që duhet ndëshkuar, ndërsa në të gjitha filmat dhe shfaqjet pornografike seksi i
papërgjegjshëm paraqitet si një e mirë që kërkohet.Zor të besohet qënjerëzit normalë janë
solemnisht dakord me atë që disa na thonë: “shoqëria nuk ka të drejtë të ndërhyjë në këto
çështje”.A nuk e ka shoqëria të drejtën të vendosë standarde minimum të hijeshisë, të
mirësjelljes, apo të turpit, sa herë që një pakicë mundohet ta prishë këtë.?A nuk kanë njerëzit e
ndershëm të drejtën të thonë se kjo shkon tej kufijve të qytetërimit më minimal dhe këtë nuk e
tolerojmë?.

Ju sugjerojmë

Irani akuzon IAEA dhe synon vazhdimin e programit bërthamor
Bota

Irani akuzon IAEA dhe synon vazhdimin e programit bërthamor

30 Qershor, 2025 4:58 pm
“Më i fuqishëm i 40 viteve të fundit”, Napoli goditet nga tërmeti
Bota

“Më i fuqishëm i 40 viteve të fundit”, Napoli goditet nga tërmeti

30 Qershor, 2025 4:48 pm
Pushimet në vend, zgjedhja e parë për shqiptarët
Aktualitet

Pushimet në vend, zgjedhja e parë për shqiptarët

30 Qershor, 2025 4:42 pm
Izraeli synon marrëdhënie diplomatike me Sirinë dhe Libanin
Bota

Izraeli synon marrëdhënie diplomatike me Sirinë dhe Libanin

30 Qershor, 2025 4:32 pm
Kinë/Partia Komuniste kalon 100 milionë anëtarë,1 në 14 persona janë pjesë e partisë
Bota

Kinë/Partia Komuniste kalon 100 milionë anëtarë,1 në 14 persona janë pjesë e partisë

30 Qershor, 2025 4:30 pm
Studimi i ri i OBSH: Vajzat adoleshente janë grupi më i vetmuar në botë
Life Style

Studimi i ri i OBSH: Vajzat adoleshente janë grupi më i vetmuar në botë

30 Qershor, 2025 4:27 pm
Sekretari Amerikan i Shtetit shpall politikë të re për kufizimin e vizave
Bota

Sekretari Amerikan i Shtetit shpall politikë të re për kufizimin e vizave

30 Qershor, 2025 4:24 pm
“Turizmi rritet”/ Tabaku: Më pak biznese të vogla hapen, shkak taksat e larta dhe…
Aktualitet

“Turizmi rritet”/ Tabaku: Më pak biznese të vogla hapen, shkak taksat e larta dhe…

30 Qershor, 2025 4:01 pm
“SiViaggia”: Shqipëria unike me dete të kristalta
Aktualitet

“SiViaggia”: Shqipëria unike me dete të kristalta

30 Qershor, 2025 3:54 pm
Ligji për bashkëpronësinë/Mazniku: Si do të “rregullohet” jeta e banorëve në pallate
Aktualitet

Ligji për bashkëpronësinë/Mazniku: Si do të “rregullohet” jeta e banorëve në pallate

30 Qershor, 2025 3:42 pm
Para
A duhet të ketë dekriminalizim edhe për ata që zgjedhin deputetë apo emërojnë kriminelë në krye të dikastereve?

Pse Armando Prenga figuron në grupin e PS-së?

Video/ Mënyra e duhur për të larë dhëmbët

Video/ Mënyra e duhur për të larë dhëmbët

Firma e inspektorit doli e falsifikuar. A do ti qendrojë fjalës Erion Veliaj?

Firma e inspektorit doli e falsifikuar. A do ti qendrojë fjalës Erion Veliaj?

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Irani akuzon IAEA dhe synon vazhdimin e programit bërthamor

Irani akuzon IAEA dhe synon vazhdimin e programit bërthamor
30 Qershor, 2025

Rreth një javë pas bombardimit të impianteve të tij më të rëndësishme bërthamore, Irani synon të vazhdojë programin e tij bërthamor. "Për...

Lexo më shumë

“Më i fuqishëm i 40 viteve të fundit”, Napoli goditet nga tërmeti

“Më i fuqishëm i 40 viteve të fundit”, Napoli goditet nga tërmeti
30 Qershor, 2025

Napoli është goditur mesditën e kësaj të hënë nga një tërmeti i fuqishëm me magnitudë 4.6 i shkallës Rihter. Tërmeti...

Lexo më shumë

Pushimet në vend, zgjedhja e parë për shqiptarët

Pushimet në vend, zgjedhja e parë për shqiptarët
30 Qershor, 2025

Në vitin 2024, shqiptarët udhëtuan më shumë se kurrë. Sipas INSTAT, mbi 4.4 milionë udhëtime u kryen nga banorët mbi...

Lexo më shumë

Izraeli synon marrëdhënie diplomatike me Sirinë dhe Libanin

Izraeli synon marrëdhënie diplomatike me Sirinë dhe Libanin
30 Qershor, 2025

Izraeli është i interesuar të vendosë formalisht marrëdhënie diplomatike me armiqtë e vet të vjetër, Sirinë dhe Libanin, por statusi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com