Gazetari Spartak Koka që ka qenë në terren për të ndjekur zhvillimet e grabitjes së fundit në Rinas ka treguar detaje nga operacioni.
Sipas tij veç automjetit tip furgon me mbishkrimin “Hetimi tatimor” është përdorur dhe një automjet tjetër, i cili po ashtu është gjetur i djegur.
Makina tip Benz, ka qenë më tagra false.
“Mund të jetë përdorur si karrem, tagra e automjetit rezultonte e një automjeti tjetër”, tha gazetari. /Opinion.al