Bota

Gazetari i zhdukur/Sekretari amerikan do takojë mbretin e Arabisë Saudite


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:27 - 16/10/18 |
el ida

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, do të takojë sot në Riad mbretin Salman të Arabisë Saudite për fatin e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Pompeo do të vizitojë më pas Turqinë, ku Khashoggi është parë për herë të fundit në konsullatën saudite në Stamboll, më 2 tetor.

Zyrtarët turq besojnë se Khashoggi është vrarë nga agjentët sauditë, por Riadi e mohon këtë.

Të hënën, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se “vrasësit mashtrues” mund të jenë pas zhdukjes së gazetarit.

Trump nuk dha asnjë dëshmi për të mbështetur komentet e tij, por tha se gjatë një bisede telefonike me mbretin saudit, ky i fundit tha se nuk ka dijeni se çfarë ka ndodhur me Khashoggin.

Në orët e para të ditës së sotme, policia turke u largua nga konsullata saudite në Stamboll.

Khashoggi ka qenë kritik i Qeverisë saudite dhe ka shkruar për gazetën Washington Post.

Pas