InstaBIZ

Gazetari i njohur shfaqet në studio me djalin: Më ktheu pas 30 vjetësh…


               Publikuar në : 22:55 - 28/02/20 |
Opi Nion

Gazetari i njohur Andi Bejtja është shfaqur mbrëmjen e së premtes në emisionin “Zonë e Lirë”, së bashku me djalin e tij, Roni. Në përgjithësi diskret për jetën e tij personale, kjo është hera e parë që Andi Bejtja shfaq në ekran të birin. Në studio, ai ka thënë Roni është një tifoz i zjarrtë i skuadrës së Tiranës dhe ndjek në stadium çdo ndeshje të saj.

Bejtja ka treguar se ai ka qenë arsyeja, që e ka kthyer në stadium pas 30 vjetësh, në ndeshjen Tirana- Partizani. “Më riktheu në stadium pas 30 vitesh dhe shkon në çdo ndeshje të Tiranës, e sheh”, ka thënë Bejtja.

Kujtojmë që derbi i kryeqytetit u mbyll të premten me një fitore të thellë të Tiranës përballë Partizanit./Opinion.al

Pas