Janë të shumtë emrat që qarkullojnë për marrjen e pankinës së Inter. Mes tyre numërohet Marselo Bielsa dhe Leonardo, por edhe ndonjë prej italianëve të papunë. Në pistë janë hedhur dyshime deri te një rikthim i Mancinit. Gazetarit dhe opinionisti i njohur sportiv italian në “RAI”, Ivan Zazaroni mendon se trajneri më perfekt për zikaltrit do të ishte Xhani de Biazi.
“Mendoj se në një moment si ky, Interit do t’i nevojitej një “normalizues”, i stilit De Biazi, e përse jo pikërisht ai?”, – ishte mesazhi i publikuar në Tëitter nga opinionisti italian i emisionit “Domenica Sportiva”.
Etiketa “normalizues” për trajnerët në Itali u bë e njohur në periudhën kur De Biazi u emërua dy herë radhazi trajner i Torinos në mes të sezonit duke shpëtuar skuadrën nga rënia.
Zazaroni ka qenë një nga mbështetësit e De Biasit edhe për pankinën e Italisë përpara se në të të caktohej Ventura.