Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazetari i Euronews për reagimin e Ramës: Po i feston kushtet si fitore

2019/09/25 at 11:37 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gazetari i Euronews për reagimin e Ramës: Po i feston kushtet si fitore

Gazetari i Euronews në Bruksel, Jack Parrock, ka komentuar  reagimin e kryeministrit Rama pas vendimit të Gjermanisë për negociatat.

Sipas Parrock, Rama po feston si fitore vendosjen e 9 kushteve nga Bundestagu duke falënderuar Merkelin dhe duke e manipuluar vendimin gjerman për hapjen e negociatave me BE.

“KM i Shqipërisë @ediramaal po feston si fitore, kushtet që votoi Bundestagu Gjerman për hapjen e negociatave të vendit të tij me BE.

Ai falenderon #Merkel dhe e manipulon situatën si vullnet të Gjermanisë për të hapur negociatat me BE.”, shkroi ai në Twitter.

Kujtojmë se grupi kryesor i CDU/CSU në parlamentin gjerman ra dakort mbrëmjen e së martës që të votoj pro hapjes së bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë duke renditur një sërë parakushtesh. Vendimi përfundimtar i parlamentit mbi i cili përcakton dhe linjat e pozicionit të Gjermanisë në Këshillin europian, pritet të miratohet pa ndonjë ndryshim, pas dy ditësh.

Kushtet për Shqipërinë janë të ndara në dy grupe, në ato që duhet të plotësohen para Konferencës ndërqeveritare, e cila shënon formalisht hapjen e procesit, dhe kushtet e tjera që do të duhet të plotësohen para hapjes së bisedimeve për kapituj konkret, që në rastin e Shqipërisë pritet të jenë kapitulli 23-24 që lidhen me Shtetin e së Drejtës (reforma e sistemit gjyqësor dhe të Drejtat themelore) dhe liritë themelore, sigurinë dhe drejtësinë.

Sipas kushteve të CDU/CSU konferenca e parë e anëtarësimit të zhvillohet atëherë kur Qeveria Federale të konstatojë plotësimin nga ana e Shqipërisë të dy kushteve: Sigurimi i vënies në punë dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese si dhe të Gjykatës së Lartë duke angazhuar një numër të arsyeshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh të verifikuar si dhe të merret vendim për reformën zgjedhore”. Sa i takon kësaj reformë, deputetët gjermanë saktësojnë se ajo duhet të jetë “në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe të sigurojë një financim transparent të partive dhe fushatave zgjedhore si dhe të bazohet në rezultatet e Komisionit ad hoc të Reformës zgjedhore. Rishikimi i draftit të përgatitur atje, duhet të bëhet në një dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës të të gjitha forcave politike, siç rekomandohet edhe në raportin e ODIHR të datës 5 shtator 2019”.

Nisja e bisedimeve për kapituj konkretë, kushtëzohet me një numër më të madh çështjes, të pajtën 7 të tilla: Zbatimi i ligjit për reformën zgjedhore të inicuar; Fillimi i procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët nuk u kualifikuan në procesin e vetingut për shkak të sjelljes së dënueshme; Fillimi i ndjekjes penale dhe eventualisht i proceseve gjyqësore kundër atyre që janë të përfshirë në blerjen e votave në zgjedhje, dhe ndjekjen serioze dhe të shpejtë të procedimeve; Angazhimi i strukturës speciale për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe aftësia e saj për të punuar; Progres solid në krjimin e bilanci suksesi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë inicimin dhe proçedimet e para të përfunduara kundër nënpunësve civilë dhe politikanëve të nivelit të lartë. Këto përfshijnë hetime proaktive, eventualisht ndjekje penale dhe dënime në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar; Progres i prekshëm në reformën administrative, përfshirë rishikimin e qëndrimeve të zyrtarëve të lartë dhe drejtorëve, edhe nën këndvështrimin e parregullsive dhe një vendim përfundimtar për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 nga Gjykata Kushtetuese. Nëse urdhërohet përsëritja e zgjedhjeve, ato duhet të zhvillohen në bazë të ligjit të ri zgjedhor”, saktësohet në dokumentin e miratuar nga grupi i CDU/CSU./Opinion.al

Etiketa: bundestagkushterama

Ju sugjerojmë

Vrasja në Rinas, gazetari: Si togë pushkatimi, 3 vetë me kallashnikovë
-U tha në Opinion

Vrasja në Rinas, gazetari: Si togë pushkatimi, 3 vetë me kallashnikovë

11 Nëntor, 2025 10:52 pm
Atentati në Rinas, Këlliçi: Vrasje shtetërore
-U tha në Opinion

Atentati në Rinas, Këlliçi: Vrasje shtetërore

11 Nëntor, 2025 10:38 pm
Atentati në Rinas, gazetarja: 30 kamera sigurie, por autorët u zhdukën
-U tha në Opinion

Atentati në Rinas, gazetarja: 30 kamera sigurie, por autorët u zhdukën

11 Nëntor, 2025 10:31 pm
Ronaldo: Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për mua
Sport

Ronaldo: Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për mua

11 Nëntor, 2025 9:07 pm
Propozimi në mbledhjen e PD: Deputetët të hyjnë në grevë urie, bashkë me familjarët
Kryesore

Propozimi në mbledhjen e PD: Deputetët të hyjnë në grevë urie, bashkë me familjarët

11 Nëntor, 2025 8:53 pm
Zbulohet një specie e re blete në Australi
Life Style

Zbulohet një specie e re blete në Australi

11 Nëntor, 2025 8:46 pm
Ndeshja Shqipëri – Angli/ Udhëzime për tifozët nga Policia e Shtetit dhe FSHF-ja
Sport

Ndeshja Shqipëri – Angli/ Udhëzime për tifozët nga Policia e Shtetit dhe FSHF-ja

11 Nëntor, 2025 8:01 pm
Kupa e Botës, çmimet e parkimit më të shtrenjta se çmimet e biletave të ndeshjeve
Sport

Kupa e Botës, çmimet e parkimit më të shtrenjta se çmimet e biletave të ndeshjeve

11 Nëntor, 2025 7:18 pm
Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas
Kronikë

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas

11 Nëntor, 2025 6:18 pm
Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja
Kronikë

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja

11 Nëntor, 2025 6:01 pm
Para
Tërmeti 5.8 ballë në Pakistan, rritet bilanci i viktimave dhe dëmeve

Tërmeti 5.8 ballë në Pakistan, rritet bilanci i viktimave dhe dëmeve

Ambasadori i OSBE: Situata e krijuar, zhgënjyese! BE: Duhet dialog

Ambasadori i OSBE: Situata e krijuar, zhgënjyese! BE: Duhet dialog

“Lamtumirë protokoll mbretëror” Meghani me fundin e saj i tregon të gjitha

Meghan Markle heq unazën e martesës

TE FUNDIT

Vrasja në Rinas, gazetari: Si togë pushkatimi, 3 vetë me kallashnikovë

Vrasja në Rinas, gazetari: Si togë pushkatimi, 3 vetë me kallashnikovë
11 Nëntor, 2025

Ngjarja e rëndë që tronditi sot Tiranën dhe mbarë vendin më 11 nëntor ka ndodhur vetëm 20 metra larg protokollit...

Lexo më shumë

Atentati në Rinas, Këlliçi: Vrasje shtetërore

Atentati në Rinas, Këlliçi: Vrasje shtetërore
11 Nëntor, 2025

Deputeti i PD, Belind Këlliçi thotë se atentati i ndodhur sot në Rinas ku u vra Gilmando Dani dhe u...

Lexo më shumë

Atentati në Rinas, gazetarja: 30 kamera sigurie, por autorët u zhdukën

Atentati në Rinas, gazetarja: 30 kamera sigurie, por autorët u zhdukën
11 Nëntor, 2025

Në lidhje për emisionin “Opinion”, gazetarja e Klan News, Glidona Daci ka folur për vrasjen Gilmando Danit dhe plagosjen Muçi...

Lexo më shumë

Ronaldo: Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për mua

Ronaldo: Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për mua
11 Nëntor, 2025

Sulmuesi i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka konfirmuar se Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për të. Sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com