Gazetari Eduart Ilnica që u rrah dje barbarisht, ka rrëfyer momentet e dhunës. “Kërkuan të më tërhiqnin zvarrë, të më fusnin në makinë të tyre, në fuoristradë. Mendova që po të futesha aty mund të më eleminonin edhe fizikisht duke ditur ato që mësova ditët e fundit për këta persona.
Për dy minuta më kanë goditur pafund”, rrëfen Illnica nga spitali. “Ilnica, i cili punon pranë “Telesport”, tregon si u rrah nga drejtues të klubit të Kastriotit dhe më konkretisht, nga presidenti Alban Vogli.
“Nuk kam pasur konflikt, nuk e di pse më dhunoi. Nuk e kisha menduar dhunën barbare për një shkrim”, ka deklaruar gazetari.