-Kulturë

Gazetari francez (1927): Unë arrita të kaloj disa momente me Aleksandër Moisiun



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:28 - 08/01/23 |
Opi Nion

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 Janar 2023

 “Comoedia” ka botuar, të martën e 20 shtatorit 1927, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me vizitën e gazetarit francez tek Aleksandër Moisiu në Firence, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 Letër nga Austria

Vjenë, shtator.

(Nga një prej korrespondentëve tanë)

 Ne e dimë që aktori i madh austriak Aleksandër Moisi, i cili do të vinte pranverën e kaluar për të luajtur në gjermanisht në Paris, shtyu këtë vizitë për arsyet që i kemi shpjeguar.

 Megjithatë shfaqjet e Aleksandër Moisiut do të zhvillohen, nga date 8 deri në 20 tetor, në “Théâtre de l’Atelier”, pasi z. Moisi dëshiroi të mbante premtimin e dhënë ndaj z. Charles Dullin. Aktori i madh do të luajë në gjermanisht “Kufomën e gjallë” dhe “Othellon”; Aktualisht, ai po përgatitet për këtë udhëtim në Paris, të cilit i kushton rëndësinë më të madhe.

 Unë arrita të kaloj disa momente me të në vilën e Firences që ai zotëron në periferi. Kjo vilë ngrihet mbi një kodër, e rrethuar nga një park me pemë njëqind vjeçare, i cili shtrihet në tarracë drejt një lugine të gjelbër. Disa pjergulla, shkurre, përreth vaska fildishi dhe lule kudo : trëndafila mëllagë dhe dahlias. Endemi me kënaqësi në këtë kopsht ëndrrash, i mbyllur nga mure të larta dhe rreth të cilit mundohen me pamundësi ta adhurojnë admiruesit të ndaluar nga një udhëzim i rreptë.

 Ky banim i qetë dhe përrallor, që fle në diell, u krijua për aktorin e madh, në mënyrë që ai të gjente një ndalesë aty pas etheve të jetës teatrale. Gjithçka është qetësi dhe bukuri. Në dhomat e mëdha shoh, mbi qilimat orientalë, tavolina të ulëta dhe gotat kristalit të tejmbushura me frutat e panumërta të pemishteve fqinje.

 Disa tufa lulesh kurorëzojnë vazot e Italisë me linja të pastra. Në sfondin e një perspektive, një Budë ëndërron dhe, jo shumë larg, qëndron ikona hieratike e Krishtit.

 E tillë m’u shfaq, gjatë një prej mungesave të tij, banesa e aktorit të shkathët me sy ngjyrë kafe (gështenjë), të këtij njeriu, zëri i të cilit është nga më tërheqësit që ekziston dhe që ngjall personazhet e Rilindjes me një kompleks shqetësues.

Pas