Gazetari Besard Jacaj ka pyetur në emisionin “Opinion”, ish-kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli se sa ka funksionuar koalicioni mes Metës dhe Berishës.
Topalli është shprehur se për të vlerësuar funksionimin e koalicionit kërkohet një analizë e thellë, por thekson se koalicioni me PL u bë për shkak se e ndihmoi PD e Berishës që të fuste kandidatët e primareve në zgjedhjet e 14 majit.
Jacaj: Sa ka funksionuar me PL, në bashkinë e Kurbinit që ka qenë bastion i djathtë ka fituar PS pasi kandidatja është ndihmuar nga PL?
Topalli: Ky koalicion është bërë sepse Meta na ka dhënë mundësi për të hyrë në zgjedhje, nuk jam në dijeni sa na ka ndihmuar, prandaj duhet bërë një analizë. Nëse nuk i vendos emrin në fletën e votimit, çfarë i kërkoni Sali Berishën. Kandidati i Lezhës ka qenë një kandidat i mirë. Nuk kam dëgjuar që PL ka ndihmuar në PS Mirditë nuk e kam dëgjuar,por kam dëgjuar për grupe të tjera./ Opinion.al