Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazetarët vijojnë të bllokuar në kufirin me Greqinë, përgjigja e pazakontë e zyrtarëve grekë

2024/11/02 at 5:04 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gazetarët vijojnë të bllokuar në kufirin me Greqinë, përgjigja e pazakontë e zyrtarëve grekë

Vijon të jetë absurde situata me gazetarët në Kapshticë, në kufirin me Greqinë.


Pala greke ka bllokuar kalimin e ekipit të xhirimit të Tv Klan dhe televizionit A2CNN, të cilët janë nisur për të raportuar mbi takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Selanik, me justifikimin se nuk ka pasur kërkesë për një leje në Ministrinë e Jashtme të Greqisë.

Gazetarja e Tv Klan, Elja Zotka, e cila ndodhet në Kapshticë, raportoi se prej orës 14:00 është dërguar nota verbale e kërkuar nga autoritetet greke. Mirëpo ende asnjë përgjigje.

Madje situata bëhet akoma më e pazakontë kur këshilltarët e Ministrisë së Jashtme të Greqisë kanë thënë se pavarësisht se ka shkuar kërkesa, autorizimin nuk mund ta japin me telefon, por me email.

“Edhe të shkruash edhe një email nuk mendoj se do duhen 2 orë e 30 minuta”, theksoi mes të tjera gazetarja e Tv Klan.

“Janë njoftuar autoritetet tona, është njoftuar konsullata jonë në Selanik. Ka njoftuar prej orës 14:00 edhe notën e kërkuar nga autoritet, por asnjë përgjigje. Pak më parë kolegia ime e A2CNN ndërkohë që ne ishim duke u bërë gati për këtë komunikim, foli me një nga këshilltarët e Ministrisë së Jashtme të Greqisë, dhe e ngriti këtë si shqetësim. Ata thanë që kemi prej më shumë se dy orësh që e kemi marrë notën, por na duhet pak kohë sepse nuk mund të bëjmë urdhërimin e lejimit të kalimit tuaj në territorin grek përmes telefonit, por përmes email-it.

Gjithsesi edhe të shkruash edhe një email, pavarësisht se sot është një ditë pushimi nuk mendoj se do duhen 2 orë e 30 minuta, për ta nisur emailin që këta njerëz të autorizohen, edhe pse është e pakuptimtë se jemi televizion privat kombëtar dhe nuk duhet të marrim një leje nga Ministria jonë e Jashtme për të udhëtuar dhe xhiruar në territorin e një vendi tjetër. Është një procedurë që nuk na është kërkuar asnjë herë më parë”, tha Elja Zotka.

Më tej gazetarja shtoi se as nga pala shqiptare nuk e kuptojnë arsyen e këtij bllokimi.

Zotka kujtoi se kur kryeministri grek ka ardhur në Shqipëri, takimet janë raportuar pa asnjë problem.

Ndërkohë nëse e njëjta gjë do të ndodhte me gazetarët grekë, nota e protestës nga Athina zyrtare do të ishte më e lartë.

“Nuk di ta shpjegoj. Nuk dinë ta shpjegojnë as autoritetet tona. Kam komunikuar me disa përfaqësues të Ministrisë së Jashtme, po ashtu edhe me zyrën e shtypit të kryeministrit ku kemi ngritur këtë shqetësim. Edhe për ta është e pakuptimtë. Nuk e dinë arsyen. Nuk di nëse kjo lidhet me faktin që do të ketë një takim të shqiptarëve me kryeministrin Edi Rama. Shpresoj shumë që të mos jetë kjo arsyeja që të na pengojnë të pasqyrojmë këtë aktivitet. Emigrantët shqiptarë janë një pasuri për shtetin grek. S’besoj se duhet të ketë arsye për të bërë një takim me kryeministrin e tyre… Siç ka ardhur zoti Mitsotakis në Shqipëri, ka zhvilluar takime me minoritetin grek. Arsyet e takimit të tij kanë qenë edhe më të mëdha për të bërë më shumë zhurmë. Ne e kemi pasqyruar. Kanë qenë takime krejt normale. Nuk e di nëse do të ndodhte të kishte një gazetar grek, të ishte ndaluar nga autoritetet shqiptare, nuk e di sa e madhe do ishte bërë kjo çështje, se si do ngrihej nota e protestës nga autoritetet. Por shpresojmë që të kalojmë sa më shpejt dhe ky të jetë incidenti i fundit edhe pse i pakuptimtë”, tha Zotka.

Kujtojmë që ditën e nesërme Rama do të jetë në Selanik për një takim me shqiptarët atje./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

8 Qershor, 2025 8:38 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

8 Qershor, 2025 8:18 am
Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Para
80 herë më e lartë sesa kufizimi i OBSH-së, kush është qyteti me ndotjen rekord të ajrit

80 herë më e lartë sesa kufizimi i OBSH-së, kush është qyteti me ndotjen rekord të ajrit

Kombëtarja U21/ Gati dy miqësoret ndaj Moldavisë, përcaktohen datat

Kombëtarja U21/ Gati dy miqësoret ndaj Moldavisë, përcaktohen datat

“Më në fund u çliruam, na mbajtën peng 3 orë…” Gazetarja nga Kapshtica: U duk si e qëllimshme…

“Më në fund u çliruam, na mbajtën peng 3 orë…” Gazetarja nga Kapshtica: U duk si e qëllimshme…
















TE FUNDIT

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
8 Qershor, 2025

Mes fokusit intensiv në përpjekjet e Bashkimit Evropian për të ulur importet e gazit dhe naftës ruse gjatë viteve të...

Lexo më shumë

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
8 Qershor, 2025

Seanca dëgjimore e miliarderit francez Pierre Édouard Stérin pritej me padurim. Pritej që ajo të zbulonte detaje të “një ekosistemi...

Lexo më shumë

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
8 Qershor, 2025

 “Një ndeshje e bukur, që mund ta kishim fituar!”- ky është reagimi i parë i Presidentit të Federatës Shqiptare të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
8 Qershor, 2025

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në zonën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com