Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Investigimi/ Vrasja në hangarët e drogës në malësinë e Shëngjergjit

2016/10/15 at 5:57 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Investigimi/ Vrasja në hangarët e drogës në malësinë e Shëngjergjit

Ajo që u raportua nga policia e Tiranës më 7 tetor si vetëvrasje në një stan në të vërtetë është një vrasje në një magazinë për tharjen e hashashit.

Rreth orës 15:00 të datës 7 gusht policia e Tiranës solli njoftimin se në një stan në Kollogjesh u gjet i pajetë 36-vjeçari Besnik Podja i cili sipas saj dyshohej të ishte vetëvrarë.

Të parët që e hodhën poshtë versionin e vetëvrasjes ishin familjarët e viktimës. I ati Petrit Podja tregoi për News24 se i biri gjatë gjithë verës kishte punuar në arat me hashash në Kollogjesh. Plumbi që i mori jetën 36-vjeçarit ka hyrë nga ana e majtë e ballit ç’ka për të atin është e dyshimtë pas i biri nuk e përdorte dorën e majtë.

Njoftimin për vrasjen e Besnik Podjes familjarët e kanë marrë përmes një telefonate nga persona që kanë qenë në vendngjarje por që ata nuk duan t’i identifikojnë. I pari që shkoi në vendngjarje ishte xhaxhai i viktimës Myslym Podja. Sipas tij trupi i pajetë nuk ngjante aspak si i vetëvrarë pasi ishte i drejtuar dhe me duar mbi bark.

News24 udhëtoi rreth 4 orë me makinë dhe një pjesë të rrugës më këmbë dhe shkoi në vendin ku u gjet i pajetë 36-vjeçari. Terreni ishte i vështirë.

Gazetarët thonë se janë shkëmbyer në rrugë me makina pa targa ose me targa të huaja.

Në zonë nuk kishte asnjë banesë. Ndodheshin vetëm disa stane bagëtish në të cilët kishte vetëm njerëz të moshuar të cilët shumë të frikësuar përgjigjeshin me mohim për çdo pyetje.

Për të mbërritur në vendngjarje na ndihmoi halla e viktimës e cila punonte në një stan afër rezervuarit. Mes lotëve ajo na orientoi ku të ecnim por nga dhimbja e madhe nuk mundi të na çonte më afër.

Gjithçka fliste për një mirë organizim për përpunimin e kanabisit. Që tek veglat që përdoreshin për hapjen e gropave, rrjetin e ujitjes, magazinën e tharjes, sobat për tharje artificiale, ndriçimin e vendit si edhe ushqimet dhe fjetinat.

Personat të cilët kanë qenë së bashku me Besnik Podjan, menjëherë pas vrasjes së tij kanë asgjësuar lëndën narkotike që gjendej në kapanon dhe çdo send të tyre personal. Motra e viktimës më herët ka thënë se viktimës nuk i është gjetur çanta me rroba që kishte me vete si edhe aparati celular.

Vetëm brenda kapanonit kishte 4 vatra zjarri ku dyshohet se ishte asgjesuar lënda narkotike e tharë.

Ekziston dyshimi se 36-vjeçari mund të jetë vrarë që prej të enjtes dhe krimi është mbajtur i fshehtë deri në fshehjen e lëndës narkotike që ishte tharë plotësisht dhe djegien e asaj që ishte në process tharjeje.

Jashtë kapanonit ishte një tub uji dhe pranë tij në një rrjetë druri gjendeshin sapunë dhe detergjentë enësh që dyshohet se përdoreshin për higjienën personale të kultivuesve. Pak më tutje gjendej nga tjetër vatër zjarri ku punëtorët e kanabisit kishin djegur ushqimet dhe çdo send që kishin përdorur në atë magazinë që te llambat e ndriçimit deri te metri. Ngjitur më këtë vatër zjarri gjarpëronte një rrugë që të çonte poshtë kodrës. Instiktivisht ne ndoqëm rrugën e cila na çoi në një tjetër magazinë hashashi.

Shumë pranë saj në një pjerrtësirë mes pemëve u gjetën të grumbulluara degë hashashi si edhe tuba plastikë uji. Ishte tentuar që këtij grumbulli bimësh t’i vihej flaka por për shkak të lagështisë bimët nuk ishin djegur.

Megjithatë mjegulla për vrasjen e 36-vjeçarit mbetet ende e dendur për aq kohë sa prokuroria dhe policia mbajnë qëndrime të ndryshme për ngjarjen. Policia e Tiranës i qëndron versionit të vetvrasjes duke marrë në konsideratë faktin që viktimës i kanë gjetur në duar shenjë baruti. Neës 24 ka mundur të kontaktojë me shokë të viktimës të cilët tregojnë se ai punonte në arat me hashash dhe për të ruajtur perimetrin e tyre qëllonte shpesh herë me armë kallashnikov dhe pistoletë.

6 ditë pas ngjarjes policia arrestoi Algers Liçin, Dritan Buzon dhe Halit Dushën me pretendimin se ata kanë qenë në vendngjarje dhe nuk kanë treguar se çfarë ka ndodhur. Mbi 3 personat rëndon dhe akuza e kultivimit të bimëve narkotike. Sipas policisë gjatë momentit kur është vetëvrarë 36-vjeçari është plagosur edhe Algers Liçi.

I pyetur në polici ai ka thënë se gjithë ngjarja ka ndodhur pasi viktima ka qenë duke luajtur me pistoletë lojën rolete ruse. Por ky pretendim nuk qëndron pasi arma e krimit është në pistoletë pa mulli. Ekspertiza mjekoligjore dhe ajo balistike do të hedhë më shumë dritë rreth asaj çka ka ndodhur në malet e Kollogjeshit aty ku këtë verë gjelbëroi më shumë hashashi me hambarët e tij.

Përgatitën: Dorjana Bezat, Artan Hoxha-News 24

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Para
Foto/ Furgoni përplaset me makinën, dy persona rëndë, transportohen me helikopter

Foto/ Furgoni përplaset me makinën, dy persona rëndë, transportohen me helikopter

Pyetje titistëve të ‘kombit’ kosovar: Jeni me cicat e Cecës apo Nënë Terezën?

Pyetje titistëve të ‘kombit’ kosovar: Jeni me cicat e Cecës apo Nënë Terezën?

Kaka: Një ditë do të rikthehem te Milani

Kaka: Një ditë do të rikthehem te Milani

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com