Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazetarët: Gjermanëve nuk u intereson Ballkani. Pyesin vetëm “a do ketë luftë?”

2017/04/14 at 9:52 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gazetarët: Gjermanëve nuk u intereson Ballkani. Pyesin vetëm “a do ketë luftë?”

Dy gazetarë të rajonit që punojnë për mediat gjermane, përkatësisht kroati Danijel Majiç dhe Krsto Lazareviç nga Serbia thonë se gjermanët dinë shumë pak për Ballkanin Perendimor. Ata kanë vendosur të luftojnë kundër paragjykimeve – me një podcast. Dy gazetarët kanë dhënë një intervistë shumë interesante për Deutsche Welle, ku thone se redakroret gjermane i pyesin vahzdimisht: Kur do shpertheje lufta?!! 


Përse një Podcast për Ballkanin në Gjermani? A i intereson kjo ndokujt?

Krsto: Jo. Në Gjermani nuk është i madh interesi për temat e Ballkanit. Danijeli dhe unë vazhdimisht kemi shkëmbyer tema. Miqtë tanë janë nervozuar prej kësaj, ndaj ne vendosëm të nisim një podcast dhe të bezidisim vetëm ata njerëz, që vërtetë duan t‘i dëgjojnë pallavrat tona për Ballkanin.

Danijel: Konsumatori mesatar gjerman i medias, nëse ndonjëherë mëson diçka për Ballkanin kjo vetëm përmes pseudodokumentarëve si ai në RTL II për familjet me probleme sociale, njerëz kaotikë dhe që grinden. Ky është mentaliteti i tyre, pra Ballkan hesapi. Një imazh i tillë paraqitet vazhdimisht në mediat gjermane.

Cilat tema trajtohen dhe ku fokusoheni ju, më shumë tek informacioni apo tek satira?

Danijel: Si të them, koncepti i podcastit është parimisht serioz. Lidhur me Ballkanin fillimisht të duhet të shpjegosh shumë. Në fakt ne pa qëllim bëjmë për të qeshur.

Krsto: Ne përpiqemi të përcjellim informacionin jo si satirikë, por politika në Ballkan është në fakt një satirë reale. Humori të ndihmon, që t’i durosh të gjitha. Vërtetë ne bëjmë shumë humor, por në thelb ne e kemi seriozisht. Ne përpiqemi të publikojmë një edicion në muaj. Temat janë shpesh të vetëkuptueshme. Në edicionin aktual bëhet fjalë për zgjedhjet presidenciale në Serbi. Ndonjëherë në trajtojmë edhe tema, që kanë të bëjnë me të gjithë rajonin. Për ne ishte e rëndësishme të tërheqim vëmendjen për situatën e homoseksualëve dhe personave travesti në Ballkan.

Çfarë dinë gjermanët për Ballkanin?

Krsto: Njerëzit nga ish-Jugosllavia përbëjnë një ndër grupet më të mëdha të migrantëve në Gjermani, megjithatë gjermanët nuk dinë pothuajse asgjë për ta. Nga njëra anë kjo është një shenjë për një integrim të suksesshëm, por nga ana tjetër do të dëshirohej më shumë interesim. Në mjediset e bashkësisë kroate në Gjermani u shfaq filmi që relativizon Shoah-në- Për këtë nuk u interesua askush. E imagjinoni çfarë do të ishte bërë nëse kjo do të kishte ndodhur në ndonjë xhami të shoqatës së migrantëve turq Ditib. Atëherë indinjata do të kishe qenë e madhe.

Danijel: Ka edhe shumë shembuj. Si aktivitetet e grupimeve të katolikëve fundamentalistë në Gjermani. E këta janë vetëm kroatët!

Por njohuritë për atë që ndodh në Ballkan, nuk tërheqin vëmendjen as të publikut dhe as të redaksive të mediave. Në Gjermani ka shumë paragjykime për Ballkanin dhe banorët e tij. Çfarë ju indinjon dhe çfarë ju pëlqen?

Krsto: Mua më indinjon fakti, që Ballkani Perëndimor gjithmonë asociohet me luftën. Redaktorët vazhdimisht më pyesin, nëse së shpejti në njërin ato tjetrin vend do të ketë luftë. Në rast se në titull thuhet, se kërcënon një luftë e re në Ballkan, atëherë artikujt lexohen dhe klikohen më shumë. Këto artikuj në fakt shpesh herë as që kanë të bëjnë me realitetin dhe janë jo të hulumtuara mirë. Në të tilla artikuj konfirmohet imazhi që kanë redaktorët apo lexuesit për këtë rajon.

Danijel: Të indjon mungesa e interesit. Rajoni është vetëm një orë me avion larg Frankfurtit, dy shtete pasuese të ish-Jugosllavisë janë sot anëtare të BE-së. Megjithatë bëhet sikur kemi të bëjmë me rajone ekzotike, problemet e të cilave nuk kanë të bëjnë me ato të Europës Perëndimore.

Përse ndodh kështu?

Krsto: Në redaksi mungojnë personat, që mund ta shpjegojnë rajonin. Agjencitë e mëdha, pas zgjedhjeve presidenciale në Serbi shkruanin, se „kandidati pro-europian” ka fituar. Këtë e citojnë pa asnjë sy kritik shumë media. E kjo në një kohë që Aleksandar Vuqiç po bëhet gjithnjë e më autoritar dhe po kontrollon mediat, drejtësinë e është duke instaluar përkrahësit e partisë së tij në të gjitha postet relevante publike. Nëse kjo mund të quhet „pro-europiane”, atëherë kjo fjalë e ka humbur kuptimin.

*Danijel Majiç punon si gazetar ndër të tjera edhe për gazetën Frankfurter Rundschau.

*Krsto Lazarević jeton në Beograd dhe punon për mediat ë ndryshme gjermanofone si për gazetën “Die Welt”, “TagesWoche” dhe “Wirtschaftsblatt”.

Etiketa: ballkani perendimorDanijel MajiçgazetargjermanetKrsto Lazareviç


Ju sugjerojmë

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
Sport

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

24 Qershor, 2026 10:32 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

24 Qershor, 2026 10:09 pm
Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
Bota

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

24 Qershor, 2026 8:32 pm
Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

24 Qershor, 2026 7:59 pm
Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë
Bota

Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë

24 Qershor, 2026 7:09 pm
Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri
Rajoni

Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

24 Qershor, 2026 6:06 pm
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Lufta/ Trump: Inspektime bërthamore në Iran, ose ndërpresim bisedimet

24 Qershor, 2026 5:09 pm
Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë
Life Style

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Bota

Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t
Kronikë

Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t

24 Qershor, 2026 3:06 pm
Para
Vin Diesel shpërthen në lot: Më mungon Paul Walker

Vin Diesel shpërthen në lot: Më mungon Paul Walker

Parashikimi i motit, shira të izoluar

Parashikimi i motit/ Ja si do të jetë koha sot

Frikë nga terrorizmi/ Policia e Shtetit merr në ruajtje kishat

Frikë nga terrorizmi/ Policia e Shtetit merr në ruajtje kishat
















TE FUNDIT

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
24 Qershor, 2026

Kupa e Botës 2026 po regjistron shifra të paprecedenta në aspektin disiplinor. Vetëm pas dy javëve të para të fazës...

Lexo më shumë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
24 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt mes dy...

Lexo më shumë

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
24 Qershor, 2026

Belgjika shpalli alarm kombëtar për nxehtësinë të mërkurën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke e...

Lexo më shumë

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
24 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 25 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}