Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazeta italiane: Si u lobua pranë Ramës për kontenierët me mbetje

2017/03/09 at 2:25 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gazeta italiane: Si u lobua pranë Ramës për kontenierët me mbetje

Gazeta italiane “Roma” shkruan sërish sot për 1300 kontenierët me mbetje “të zhdukura” në territorin shqiptar.


Në shkrimin e sotëm thuhet se: Siç del nga vendimi i Këshillit të Ministrave i shtatorit 2016, i cili autorizoi importin dhe tranzitin e mbetjeve kimike e industriale, dëshmon pa diskutim interesimin e fortë të sferave të larta të Tiranës për t’i dhënë hapësirë një biznesi që ishte mohuar dhe që askush nuk e mendonte se mund të autorizohej pikërisht nga qeveria e kryeministrit Edi Rama.

Ishte ai në fakt që kishte dalë kundër importit të mbetjeve gjatë fushatës elektorale. Një ndryshim kursi kaq i madh duhet justifikuar dhe jo thjesht nga ana politike.

Po hetohet edhe nga ana italiane. Janë të paktën 13 hetime të hapura nga pala italiane për trafikun e mbetjeve jashtë vendit. Në atë pikë sa që Prokuroria kombëtare Antimafia, e drejtuar nga gjykatësi Franco Roberti ka ngritur një koordinim për të ndjekur të gjitha zbulimet e këtij biznesi kriminal, që përfshin me kohë të plotë “Ecomafiat” kombëtare, më aktivet në Europë.

Për mbetjet urbane dhe industriale, mafia, Camorra dhe Ndragheta kanë konsoliduar një pakt strategjik për të ‘rrëmbyer’ sitet e asgjësimit si në vendet e Europës Lindore, ashtu edhe ata ballkanikë. “Pakti i landfilleve” (Il patto delle discariche), e kanë përcaktuar…

Çështja më aktuale e hetimeve është pikërisht ajo që i takon 1300 kontejnerëve të mbetjeve të zhdukur në Shqipëri, që ishin nisur drejt Shkupit dhe nuk kanë mbërritur kurrë në destinacion.

Pas zbulimeve të “Romës”, shumë televizione e gazeta, në Shqipëri, Greqi e Maqedoni, po e ndjekin me vëmendje ngjarjen. Siç u tha edhe më sipër, Prokuroria e Durrësit – qyteti portual nga i cili kontejnerët hynë në Shqipëri, të ardhur me anije nga porti italian i Gioia Tauros – pasi nisi hetimet ka lëvizur me shpejtësi në kërkim të përgjigjeve.

Edhe Ministria e Mjedisit, pas verifikimeve të para, ka siguruar se jo vetëm duhet sqaruar misteri i kontejnerëve, por edhe që as ata dhe as shumë të tjerë nuk kanë kërkuar apo marrë lejen e nevojshme për tranzitin e mbetjeve në territorin e vendit. Në Tiranë janë rritur polemikat e opozitës kundër qeverisë së drejtuar nga Rama.
Shefi i opozitës në parlament ka folur për gjenocid ambientalist, duke përdorur një metaforë të fortë, sigurisht, por e përshtatshme duke iu referuar dhjetëra episodeve helmimi të territorit në më pak se një dekadë.

Ndërkohë, pranë ambasadave italiane në Shkup e Tiranë ka një prani të shtuar të efektivëve të Guardia di Finanza, që po hetojnë për kontejnerët e humbur dhe për rrugët e trafikut të helmeve.
Të dhënat e rezervuara të hetimeve që po kryhen nuk janë fryt i ndonjë dhunimi i sekreti hetimor. Konturimi i kësaj çështjeje shqetësuese, e destinuar për zhvillime të sekrete dhe të bujshme, ka dalë nga një shënim i një funksionari të Institutit për tregtinë e jashtme të Shkupit që kishte informuar eprorët e tij për prezencën e njerëzve të ‘policisë fiskale’ italiane dhe madje diplomatëve, të interesuar për të verifikuar origjinën e vërtetë të ngarkesave dhe për të zbuluar, një komplot të ngatërruar të mundshëm të përgjegjësve lokalë që kishin favorizuar biznesin e jashtëligjshëm.

Nga ana tjetër, nëse 1300 kontejnerë mbetjesh zhduken në një vend si Shqipëria, me siguri që trafikantët duhet të kenë bashkëpunëtorë. Dhe dyshimin që edhe politika mund të jetë, në një farë mënyre, në çështjen e mbetjeve e konfirmon ligji që një “lob” deputetësh kërkoi ta kalonte në parlament për të legalizuar importin ndërkufitar të mbetjeve. Ligj, ndër të tjera, i mbështetur fuqishëm nga kryeministri Edi Rama, i cili hedh poshtë në këtë mënyrë premtimet dhënë zgjedhësve gjatë fushatës elektorale.

“Kurrë më mbetje nga jashtë në Shqipëri”, tha atëherë. Dhe, në një vend pa impiant përpunimi, ku edhe landfilli i Tiranës duket si një kazan në qiell të hapur, arkaik dhe i rrezikshëm për shëndetin, mbetet për t’u pyetur se si kishin menduar të merrnin edhe mbetjet e të tjerëve.

Vendimi i qeverisë ka tërhequr mbi vete shumë kritika. Në Shqipëri, gjatë këtyre viteve, është pjekur një sensibilizim i fortë ambiental: qytetarë, shoqata, parti politike, përpiqen të mbrojnë territorin dhe shëndetin e qytetarëve pikërisht nga “karteli” i interesave.
Rama këta interesa i përdori në fushatën elektorale. Kthimi i pashpjegueshëm prapa trazon ujërat, të turbullt që më parë, të politikës shqiptare.

Etiketa: gazeta italianembetje


Ju sugjerojmë

Izraeli dhe Libani bien dakord për armëpushim
Bota

Izraeli dhe Libani bien dakord për armëpushim

4 Qershor, 2026 9:27 am
Vrau policin, autori i kishte ikur 4 herë RENEA-s
Kronikë

Vrau policin, autori i kishte ikur 4 herë RENEA-s

4 Qershor, 2026 9:26 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Vrasja e efektivit të policisë në Maliq dhe plagosja e një tjetri, reagon policia

4 Qershor, 2026 9:11 am
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Maliq/ Vritet një efektiv policie gjatë operacionit, plagoset një tjetër

4 Qershor, 2026 8:29 am
6 interpelanca sot në Kuvend, opozita kërkon sqarime nga kryeministri Rama
Kryesore

6 interpelanca sot në Kuvend, opozita kërkon sqarime nga kryeministri Rama

4 Qershor, 2026 8:27 am
Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë
Aktualitet

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë

3 Qershor, 2026 10:40 pm
Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin
Kryesore

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin

3 Qershor, 2026 10:28 pm
Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër
Aktualitet

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër

3 Qershor, 2026 8:52 pm
Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës
Kryesore

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës

3 Qershor, 2026 6:18 pm
Trump: I thashë Netanyahut se është i çmendur, por ne punojmë mirë së bashku
Bota

Trump: I thashë Netanyahut se është i çmendur, por ne punojmë mirë së bashku

3 Qershor, 2026 6:08 pm
Para
Video/ Ja çfarë u gjend brenda avionit të rrëzuar në Ishëm

Shfryhet si flluskë, avioni me 'drogë' në Ishëm

Gjestet acaruese që bëjnë njerëzit në publik

Gjestet acaruese që bëjnë njerëzit në publik

Dënohet vëllai, përdhunonte motrën, psikologia: Pse heshtin nënat

Ja sa u dënua i riu që mashtroi të dashurën invalide
















TE FUNDIT

Izraeli dhe Libani bien dakord për armëpushim

Izraeli dhe Libani bien dakord për armëpushim
4 Qershor, 2026

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për “zbatimin e një armëpushimi”, por kjo varet nga “një ndërprerje e plotë” e...

Lexo më shumë

Vrau policin, autori i kishte ikur 4 herë RENEA-s

Vrau policin, autori i kishte ikur 4 herë RENEA-s
4 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku humbi jetën një efektiv policie dhe...

Lexo më shumë

Vrasja e efektivit të policisë në Maliq dhe plagosja e një tjetri, reagon policia

Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
4 Qershor, 2026

Korçë/Informacion paraprak Humbet jetën në krye të detyrës, 1 punonjës policie, si dhe plagoset një tjetër punonjës policie,  nga sulmi...

Lexo më shumë

Maliq/ Vritet një efektiv policie gjatë operacionit, plagoset një tjetër

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
4 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}