“Çfarë po ndodh me Palestinën”, është tema që po diskutohet këtë të enjte në emisionin “Opinion”.
Për përplasjet mes Izraelit dhe Hamasit dhe për rrugën e mundshme të zgjidhjes së këtij konfliktit në Gaza ka folur ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.
Sipas ish-ministrit zgjidhja më e mirë për konfliktin është ajo me dy shtete, ndërsa thekson se se idetë ekstremiste nxisin konflikte.
“Kur flasim për konfliktin në Lindjen e Mesme, nuk flasim vetëm për raportet mes Izraelit dhe Palestinës, por Izraelit dhe botës arabe. Shumica e vendeve janë për zgjidhje të qëndrueshme me dy shtete. Shtete si Gjermania e Italia nuk e njohin Palestinën, por ata mbështesin Palestinën në iniciativat e saj dhe pjesëmarrje në disa forume ndërkombëtare dhe veprojnë, kur situata në Gaza është problematike. Nuk mund të ketë zgjidhje në Lindjen e Mesme, nëse secila palë mbron idenë ekstremiste të vet”, tha Bushati.