Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Gatuajnë thashethemnajën për Berishën”, Sula flet me emra. Tregon prapaskenat e PD-së në WhatsApp

2025/03/20 at 8:38 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Gatuajnë thashethemnajën për Berishën”, Sula flet me emra. Tregon prapaskenat e PD-së në WhatsApp

Dashnor Sula pasi u la jashtë listës së PD-së për zgjedhjet e 11 Majit reagoi ashpër ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të partisë, Flamur Noka dhe Albana Vokshit. Edhe këtë të enjte në një bisedë me gazetarin Besard Jacaj në Klan News, Sula nuk i la pas akuzat, kur tha se “gjënë më të madhe” e ka nga ata. Sipas Sulës, Noka dhe Vokshi janë dy njerëzit që “gatuajnë një thashethemnajë për Berishën”.

“Deri dje unë mendoj për shkak të gjitha rrethanave që zoti Berisha ka qenë i plotfuqishëm 100%. Nuk mendoj që nuk është i plotfuqishëm. Nuk mendoj që zoti Berisha nuk i vë vulën i fundit, por tani zoti Berisha ka arritur në një moment se çfarë gatuhet përqark, çfarë gatuhet gjella, se shikoj mënyrën kur shkon në parlament, si rri Albana, si rri Flamuri, si kapin karrigen, si kapin çantën, si i afrohen te veshi. E kam parë këtë lloj qasje. Zoti Berisha nuk e ka pasur nga 2005 e këtej. Këta janë dy njerëzit dhe të tjerë aty që gatuajnë një thashethemnajë, ose ngrejnë pluhurin, ose tornadon për zotin Berisha. Kjo nuk është çështje as lëpirje as fresku që i bëjnë zotit Berisha, por gjënë më të madhe e kam nga këta”, tha ai.

Sula na tregoi edhe disa nga prapaskenat në Partinë Demokratike. Ai foli për një grup në aplikacionin WhatsApp ku deputetët deri dje shkruanin më shumë për ditëlindje e festa sesa për punët e partisë.

“Është një grup WhatsApp-i, aty më shumë deri tani më shumë shkruhej për ditëlindje, për festa, sesa për punë partie. Komplimentohenin njëri-tjetrin. Unë zotit Berisha nuk i kam çuar mesazh për ditëlindje. Kështu jam dreqi e mori. Thashë kur nuk i kam çuar këto tre vjet, pse duhet ta bëj tani. Ata në 6 të mëngjesit shkruanin për zotin Berisha. E merr vesh ti. Të luash mendsh pra”, tha Sula.

Ju sugjerojmë

Maliq/Shtëpia në flakë, ndërron jetë nëna dhe djali 14-vjeçar
Kronikë

Maliq/Shtëpia në flakë, ndërron jetë nëna dhe djali 14-vjeçar

19 Tetor, 2025 3:07 pm
Zbardhet audio që çoi në pranga avokatin: Do merrem personalisht me prokurorin
Kronikë

Zbardhet audio që çoi në pranga avokatin: Do merrem personalisht me prokurorin

19 Tetor, 2025 1:32 pm
Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit
Bota

Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit

19 Tetor, 2025 11:58 am
525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  
Aktualitet

525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  

19 Tetor, 2025 11:45 am
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve

19 Tetor, 2025 11:35 am
Maratona në Pogradec/ Policia publikon planin e masave për mbarëvajtjen, ja akset që do të bllokohen nesër 
Kryesore

Maratona e Tiranës, zonat ku do të kufizohen dhe ndalohet mjetet

19 Tetor, 2025 11:06 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 19 Tetor, zbuloni shenjat me fat

19 Tetor, 2025 10:49 am
Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski
Aktualitet

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski

18 Tetor, 2025 10:32 pm
Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve
Bota

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve

18 Tetor, 2025 9:41 pm
“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm
Te Fundit

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm

18 Tetor, 2025 8:49 pm
Para
Basha vijon replikat me kryeministrin Rama: 7×7 = 313

Basha vijon replikat me kryeministrin Rama: 7x7 = 313

Ish-ambasadorja Yuri Kim emërohet Këshilltare e Lartë për Çështjet Evropiane në DASH

Ish-ambasadorja Yuri Kim emërohet Këshilltare e Lartë për Çështjet Evropiane në DASH

“Punojmë pa pushim e pa orar”, shoferëve të Urgjencës u ulet paga

“Punojmë pa pushim e pa orar”, shoferëve të Urgjencës u ulet paga

TE FUNDIT

Maliq/Shtëpia në flakë, ndërron jetë nëna dhe djali 14-vjeçar

Maliq/Shtëpia në flakë, ndërron jetë nëna dhe djali 14-vjeçar
19 Tetor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq të Korçës, ku një grua dhe djali i saj kanë ndërruar jetë...

Lexo më shumë

Zbardhet audio që çoi në pranga avokatin: Do merrem personalisht me prokurorin

Zbardhet audio që çoi në pranga avokatin: Do merrem personalisht me prokurorin
19 Tetor, 2025

Një ditë pas arrestimit të avokatit Ulian Bajrami është publikuar përplasja mes tij dhe prokurorit Gjergji Ceka, në sallën e...

Lexo më shumë

Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit

Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit
19 Tetor, 2025

Një grabitje ka ndodhur në Muzeun e Luvrit në Paris, i cili do të mbetet i mbyllur gjatë gjithë ditës....

Lexo më shumë

525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  

525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  
19 Tetor, 2025

20 nëpunës të administratës publike janë dërrguar për gjykim nga Prokuroria e Tiranës, me akuzën se kanë shpërdoruar detyrën në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com