Aktualitet

Gati ringritja e Gjykatës Kushtetuese


               Publikuar në : 15:19 - 25/04/19 |
b.f

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani i ka bërë apel institucioneve publike dhe subjekteve private që të dorëzojnë sa më shpejt pranë KED-së informacionet për 42 kandidatët që garojnë për Gjykatën Kushtetuese.

Dvorani theksoi se KED ka nisur verifikimin e kandidatëve në fillim të prillit mbi pasuritë, integritetin moral dhe profesional, pavarësisht kontrolleve që po kryejnë institucionet ligjzbatuese. Krahas kontrolleve ndaj garuesve për në Gjykatën Kushtetuese që ka mbetur prej muajsh me vetëm një anëtar, nën të njëjtat verifikime janë vendosur edhe 10 kandidatët për Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, institucionit që ende nuk ekziston.

KED duhet të rendisë 18 emra për Gjykatën Kushtetuese dhe 5 të tjerë për Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, të cilët më pas duhet të votohen, çka do të sillte ringritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe lindjen e ILD-së./Opinion.al

Pas