Kronikë

Gati për transport kontrabandë, sekuestrohen 184.6 milionë lekë cigare


               Publikuar në : 20:09 - 12/07/19 |
Opi Nion

2494 koli cigaresh, janë sekuestruar ditën e sotme nga Drejtoria e Hetimit Doganor në portin e Durrësit.

Mësohet se kolitë e cigareve ishin bërë gati për transport kontrabandë.

Sipas policisë, pas kontrollit të ushtruar në kontenierët e cigareve është konstatuar se paketat nuk kishin pullë fiskale.

Paketat të cilat u sekuestruan janë të markës “Manchester” lloji “Black Queen” dhe“Blue Queen”.

Ndërsa vlera e mallit të sekuestruar nëse do të dilte në treg përllogaritet afro 184.6 milion lekë.

Ky është kontenieri i tretë që sekuestrohet nga Hetimi Doganor në një periudhë kohe prej 3 muajsh, ku në muajin Prill u sekuestruan 1000 koli me cigare./ Opinion.al E.Xh.

 

Pas