2494 koli cigaresh, janë sekuestruar ditën e sotme nga Drejtoria e Hetimit Doganor në portin e Durrësit.
Mësohet se kolitë e cigareve ishin bërë gati për transport kontrabandë.
Sipas policisë, pas kontrollit të ushtruar në kontenierët e cigareve është konstatuar se paketat nuk kishin pullë fiskale.
Paketat të cilat u sekuestruan janë të markës “Manchester” lloji “Black Queen” dhe“Blue Queen”.
Ndërsa vlera e mallit të sekuestruar nëse do të dilte në treg përllogaritet afro 184.6 milion lekë.
Ky është kontenieri i tretë që sekuestrohet nga Hetimi Doganor në një periudhë kohe prej 3 muajsh, ku në muajin Prill u sekuestruan 1000 koli me cigare./ Opinion.al E.Xh.