Një sasi prej rreth 700 kg drogë është kapur nga Policia e Vlorës. Lënda narkotike është gjetur tek depot e Valanidhit në zonën e Karaburunit.
Lënda narkotike u gjet e fshehur në disa çanta në breg të detit dhe dyshohet se do të trafikohej drejt Italisë. Për momentin nuk ka asnjë person të ndaluar.
Policia e Vlorës ka nisur hetimet për këtë ngjarje dhe pritet të japë informacione në vijim.