Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gati arrestimet/ Grabitja e Rinasit, zbulohen autorët, ja si vepruan

2017/01/28 at 9:05 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gati arrestimet/ Grabitja e Rinasit, zbulohen autorët, ja si vepruan

Kur janë mbushur tetë muaj nga grabitja me armë e 1 milion eurove nga pista e aeroportit “Nënë Tereza”, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka arritur të siguroj provat që identifikojnë tre autorët e këtij krimi.

Gjatë kësaj kohe hetimore janë kryer dhjetra veprime hetimore në disa drejtime dhe mbi disa  persona të dyshuar, ku tashmë prokuroria është fokusuar në tre persona të vetëm, si të dyshuarit kryesorë të grabitjes se 30 qershorit 2016 në pistën e aeroportit.

Burimet sqaruan se tashmë tre autorët janë të identifikuar dhe se pritet arrestimi i tyre. Por edhe më këtë pjesë, është menduar që të ndërhyhet në fshehtësi të plotë dhe operacioni të kryhet nga forcat speciale, pasi hetuesit druhen për një reagim me armë të personave të dyshuar si grabitësit e 1 milion eurove. Për shkak se dosja ende nuk është finalizuar me arrestimin e 3 të arrestuacve, prokuroria shprehet e rezervuar, lidhur me emrat e autorëve të këtij krimi.

Gjithçka është siguruar dhe se të gjitha provat e mbledhura kanë krijuar bindjen se tre autorët tashmë janë identifikuar, dhe se tashmë pritet vetem arrestimi i tyre. Në dinamikën që kanë ndërtuar prokurorët, rezulton se dy personat që çanë rrethimin e aeroportit dhe hynë brenda territorit me një automjet të kuq dhe të armatosur, kanë pasur edhe një bashkëpunëtorë të tjerë

Kjo ka shqetësuar edhe shefin e komisariatit të Rinasit, Ermal Milori, i cili shqetësimet e tij për hyrje­dalje të automjeteve civile, i ka paraqitur tek shefat e TIA. Këto shqetësime erdhën vetëm pak ditë pas sulmeve terroriste në aeroportin e Brukselit ku u vranë dhjetëra persona. Megjithëse këto sulme të përgjakshme tronditën botën, në Shqip ë ri TIA dhe ICTS nuk kanë marrë asnjë masë për parandalimin e rreziqeve kriminale që mund të ndodhnin në ambientet e brendshme dhe të jashtme të aeroportit “Nënë Tereza”.

Përveç deklaratës farse në media, se aeroporti kishte rritur masat e sigurisë, në fakt nga ana e TIA dhe ICTS asgjë nuk kishte ndryshuar. Dhe këtë e tregoi më së mirë supergrabitja e ndodhur në 30 qershor ku dy persona të armatosur hynë në pistën e aeroportit dhe grabitën 995 mijë euro. Mirëpo përveç kësaj, e tregon dhe një shkresë e firmosur nga shefi i pikës kufitare të Rinasit Ermal Milori, shkresë e cila duket se nuk është marrë fare në konsideratë nga strukturat e sigurisë në TIA dhe ICTS. Shoferi poshtë furgonin

Fakti pse furgoni ku grabitësit mësynë në fillim për të grabitur nuk është arritur të hapet prej tyre, ka qënë sepse shoferi i këtij automjeti ka pikasur pak më parë personat e armatosur që ishin futur në pistë. Për të shpëtuar kokën e tij, shoferi është fshehur poshtë furgonit duke mos i dhënë mundësi dhe kohë grabitësve që të merren me të. Nëse do merreshin me shoferin e furgonit të mbyllur, i cili ishte fshehur poshtë dhe nuk ka dalë në asnjë moment prej andej, grabitësit do humbnin kohë. Menjëherë ata kanë sulmuar furgonin tjetër i cili ishte i hapur dhe në proces të shkarkimit të thasëve me para. Nën kërcënimin e armëve, grabitësit kanë arritur të marrin shumën prej 995 mijë euro dhe të largohen duke mos u ndjekur nga askush. Burimet pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda thanë se grabitësit nuk kanë pasur qëllim ti bënin keq njerëzve, pasi kjo shihet qartë dhe në pamjet filmike të nxjerra nga videot.

Sipas hetuesve, në video shihet se avioni që ndodhej aty pranë ka qënë i mbushur me njerëz dhe se dyert e avionit ishin të hapura. “Ky element nuk i pengonte aspak grabitësve të hynin dhe në avion për të vrarë apo grabitur civilët”­thanë burimet. /shqiptarja.com

Ju sugjerojmë

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj
-U tha në Opinion

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj

2 Qershor, 2025 11:42 pm
“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës
-U tha në Opinion

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës

2 Qershor, 2025 11:24 pm
Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…
-U tha në Opinion

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…

2 Qershor, 2025 11:07 pm
Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën
-U tha në Opinion

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën

2 Qershor, 2025 10:36 pm
Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime
Aktualitet

Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime

2 Qershor, 2025 9:28 pm
Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje
Aktualitet

Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje

2 Qershor, 2025 9:16 pm
Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën
Bota

Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën

2 Qershor, 2025 9:04 pm
PD humbëse në zgjedhjet parlamentare, Igli Cara: Shqipëria po shkon drejt shuarjes
Politikë

PD humbëse në zgjedhjet parlamentare, Igli Cara: Shqipëria po shkon drejt shuarjes

2 Qershor, 2025 8:54 pm
Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit, profesori italian tenton vetëvrasjen
Bota

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit, profesori italian tenton vetëvrasjen

2 Qershor, 2025 8:36 pm
PD kërkoi hetim, KQZ: Nuk janë shënuar fletët që s’janë përdorur për shkak…
Politikë

PD kërkoi hetim, KQZ: Nuk janë shënuar fletët që s’janë përdorur për shkak…

2 Qershor, 2025 8:23 pm
Para
Fotolajm/ Jennifer Lopez probleme me veshjen, i tregon të gjitha

Fotolajm/ Jennifer Lopez probleme me veshjen, i tregon të gjitha

Lajm i fundit/ Zjarr në maternitetin e Durrësit, shkrumbohet një kat i tërë

Lajm i fundit/ Zjarr në maternitetin e Durrësit, shkrumbohet një kat i tërë

E fundit/ Arrestimi i Balilit, Policia shoqëron në komisariat familjarët

E fundit/ Arrestimi i Balilit, Policia shoqëron në komisariat familjarët

TE FUNDIT

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj
2 Qershor, 2025

Liri Berisha ka rrëfyer detaje interesante nga takimet e saj me Gonxhe Bojaxhiun (Nënë Terezën), takime këto të zhvilluara si...

Lexo më shumë

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës
2 Qershor, 2025

Teksa shumë gjëra mbeten të panjohura për jetën e Gonxhe Bojaxhiu, Lirie Berisha zbulon disa detaje të cilat nxjerrin në...

Lexo më shumë

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…
2 Qershor, 2025

Liri Berisha, ka folur për librin “Nënë Tereza në jetën time”, që ka hedhur dritë mbi identitetin e Gonxhe Bojaxhiu,...

Lexo më shumë

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën
2 Qershor, 2025

Nënë Tereza fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979. Lajmi në atë kohë mbërriti edhe në Shqipëri, edhe pse...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com