Pamela Anderson, një prej femrave më seksi në botë, pak muaj para se të mbush 50 vjeç ka realizuar një fotosesion që i ka lënë të gjithë me gojë hapur.
Ish ylli i “The Baywatch” edhe njëherë ka treguar se përkundër viteve të saj ajo vazhdon të mbetet një seks bombë. Në këtë fotosesionin Anderson realizon poza tejet joshëse në të cilat ajo promovon linjën më të re të të brendshmeve seksi.
Pak ditë më parë, Panela pranoi publikisht lidhjen e dashurinë me “armikun” e betuar të SHBA-së, themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange.
Prej kohësh ishte përfolur për një marrëdhënie intime mes tyre, por tani ka ardhur edhe konfirmimi.
Lidhja ime me Julian nuk është më një sekret. Ai është një prej njerëzve më të preferuar për mua dhe ai është ndër refugjatët politikë më të famshëm të kohëve tona”- është shprehur ajo.