Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gara virtuale e vitit 2015

2016/01/16 at 12:31 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Gara virtuale e vitit 2015

Facebook rrit përdoruesit, shtohet numri i mediave online shqiptare në renditjen e më të klikuarave. Ja cilat janë 100 faqet më të klikuara në vend


Interneti është kthyer për shumëkënd në një pjesë të pandashme të aktivitetit të përditshëm, duke lundruar përmes aparatit celular, apo kompjuterit, në punë ose shtëpi. Kjo është sidomos e vërtetë për të rinjtë dhe në zonat urbane, ku dhe zotërimi i kompjuterit është më i lartë. Përdorimi i internetit (Shqipëria llogaritet që ka një penetrim rreth 60%) po ndryshon mënyrën si njerëzit komunikojnë, informohen, shprehin mendimet dhe reagojnë, apo dhe punojnë.

Por, cilat janë 100 faqet më të klikuara në vend. “Monitor” sjell renditjen e tyre, sipas të dhënave të përpunuara nga alexa.com, në datën 31 dhjetor 2015 (shiko tabelën: Renditja e 100 faqeve më të klikuara në Shqipëri), të krahasuar me të njëjtën renditje. Ndonëse ka debate lidhur me mënyrën se si Alexa e bën renditjen e faqeve më të klikuara, sërish kjo faqe mbetet një referencë konsistente për krahasueshmërinë e tendencës së klikueshmërisë së faqeve të internetit në Shqipëri.

Renditjen këtë vit e kryeson media nga Kosova gazetaexspress.com (shih në vijim pse mediat nga Kosova dalin më të klikuarat), e ndjekur nga Facebook, Google, Youtube, Balkan Web, lajmi.net, koha.net (të dyja mediat sërish nga Kosova), google.al, merrjep.com (në Kosovë) dhe në vendin e dhjetë është Top Channel.

Nga 100 më të klikuarat, 35% janë media online të Shqipërisë, 11% të Kosovës. Kategoria tjetër është ajo e shitblerjeve online, kryesisht të huaja, me 9% të totalit. Ndryshe nga viti i mëparshëm, në 2015-n ka rënë interesi për të klikuar faqet e të rriturve (erotike), ku disa prej tyre kanë zbritur ndjeshëm në renditje, apo kanë dalë fare nga 100 të parët.
Mediat nga Kosova, pse dalin më të klikuara se ato shqiptare

Mediat nga Kosova renditen ndër të parat në listën e faqeve më të klikuara në Shqipëri, ku Gazeta Ekspress.com është e para dhe lajmi.net e koha.net përkatësisht në vend të 6 e të 7. Zëri.info, kosovarja-ks.com janë gjithashtu në listën e 20 më të klikuarave.

Sipas ekspertëve, një shpjegim i mundshëm është që faqet e internetit nga Kosova përdorin shërbimin e internetit nga Shqipëria dhe identifikohen si trafik nga Shqipëria. Një tjetër shpjegim lidhet me faktin se kur Alexa dhe sisteme të ngjashme kryejnë analizat, parametrin gjeografik, kryesisht, e bazojnë në IP e vizitorit. IP-të në Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë (EMEA) i menaxhon RIPE (www.ripe.net). Kjo e fundit nuk e regjistron Kosovën si anëtare, para se kjo të jetë anëtare e ISO. Deri në vitin 2008, IP-të e ofruesve të shërbimit të internetit (ISP) në Kosovë i regjistronin si YU, CS e RS (Jugosllavi, Serbi-Mali i Zi, Serbi.) Në periudhën 2007-2008, që përkoi me shpalljen e pavarësisë së RKS, u arrit një kompromis: ISP-të e RKS u lejuan që IP-të t’i regjistrojnë si AL. Një faktor tjetër janë metodat e optimizimit që përdorin shumë faqe për të rritur arritshmërinë gjatë kërkimeve në internet.

Facebook, 1.3 milionë përdorues

Facebook kishte 1.3 milionë përdorues deri më 30 nëntor 2015 sipas të dhënave të Internet World Stat, nga 1.1 milionë në fund të vitit 2014. Rrjeti i komunikimit virtual është kthyer në një mjet argëtimi dhe kalimi kohe për shumë të rinj dhe jo vetëm, por dhe në një platformë ku opinionet shprehen pa censurë.

Mediat shqiptare, revolucioni i online

Të rinjtë gjithnjë e më shumë përdorin portalet online për t’u informuar. Shpërndarja e lajmeve përmes Facebook ndihmon gjithashtu në rritjen e ndjeshme të klikimeve. Teksa shumë botues po e pranojnë se shtypi i shkruar është i vdekur, dhe po konkurrohet ndër të tjera dhe nga vetvetja (versioni online), në 2015-n u pa një rritje e faqeve që funksionojnë vetëm online. Kosto relativisht e ulët e mirëmbajtjes së tyre në raport me print-in dhe lehtësia e promovimit, duke përdorur Facebook dhe rrjete të tjera sociale, ka nxitur investime (ndonëse minimale) në këtë segment. Një pjesë e portaleve vetëm online po bëhen të preferuar nga lexuesit, edhe për politikën e tyre editoriale, që shpesh është më direkte dhe më analitike, duke tentuar pavarësinë, në raport me mediat tradicionale, ndërsa disa të tjera fitojnë klikime duke tërhequr me lajme e foto rozë e thashetheme VIP, që sjellin trafik të konsiderueshëm.

Investimi në faqen online nuk është shumë i kushtueshëm. Ndërtimi i faqes kushton nga 50-1500 euro (një faqe e mirë lajmesh kushton rreth 500 euro), mirëmbajtja mujore 20 euro, ka dhe kosto të tjera si blerja e emrit rreth 15 euro dhe domain, që blihet çdo vit, rreth 100 euro. Ndërsa ka kosto të ulëta dhe të ardhurat e gjeneruara nuk janë të larta, teksa pesha e reklamave online ndaj totalit është më e ulët se 5%.cfar-klikojn-shqipt

“Media e re, online, është me kosto më të lirë se sa të bësh një gazetë apo një televizion”, pohon Çlirim Peka, që administron faqen Syri.net. “Por jo vetëm kaq, edhe ndikimi që media e re online jep te publiku është më e shpejtë se sa p.sh. gazeta apo në raste të caktuara edhe se televizionet. Kostoja e kësaj media nuk është e lartë, duke bërë që edhe përfitimet të mos jenë në nivele të larta. Kjo lloj media ka vetëm një mundësi që të përfitojë të ardhura që janë tregu i reklamave që në vendin tonë është shumë kaotik në mënyrën e trajtimit”, pohon ai.

Në listën e 100 faqeve më të klikuara në Shqipëri për 2015-n janë 32 portale lajmesh (faqe vetëm online, versioni në web i gazetave, televizioneve dhe revistave, etj), nga 23 që ishin në renditjen e 2014-s.

Balkan Web mbetet faqja online më e klikuar në Shqipëri dhe me një intensitet të lartë të hedhjes së lajmeve. Ndonëse konkurrentët janë shtuar në vite, askush deri tani nuk ia ka dalë ta kalojë.

I dyti renditet Top Channel, i ndihmuar dhe nga reputacioni i televizionit, që krahas lajmeve ofron dhe një mori informacionesh të tjera argëtuese, të lidhura me programet e shumta argëtuese të televizionit.

Anabel.com, revistë online mode dhe life style, pasi ka braktisur variantin print rreth 4 vjet më parë, i është përkushtuar vetëm web-it, duke u kthyer në portalin më të madh të këtij lloji në vend. Ai përdor aktivisht Facebook si një mjet për të tërhequr sa më shumë lexues.

Syri.net, i krijuar si një portal online vitin e fundit, ka arritur me shpejtësi që të ngjitet në vendin e katërt, duke përdorur facebook për të rritur klikimet (shkrimet e portalit i dalin shumëkujt në facebook si shkrime të sponsorizuara). “Impenjimi dhe puna jonë gjatë 24 orëve në 7 ditë të javës, serioziteti, shpejtësia e transmetimit të lajmit ka bërë që SYRI.net të jetë ndër të më të klikuarit në vend në kaq pak kohë. Ndjekja e trendeve të reja të teknologjisë, gjendja pranë lexuesve, denoncimeve të tyre, është një tjetër faktor që ka bërë që njerëzit të besojnë te ne”, thotë Çlirim Peka, administrator i Syri.net. Shumica e lexuesve, sipas tij, janë nga Shqipëria, por një pjesë e mirë edhe nga jashtë. Emigrantët kërkojnë që të mësojnë se çfarë ndodh në vend dhe për këtë numri i lexuesve tanë nga jashtë sa vjen e rritet çdo ditë. “Rrjetet sociale janë një media më vete, por sjellin edhe lexues në median online, të cilët nëse nuk i trajton dhe i mban të informuar çdo ditë me shpejtësi dhe objektivitet, të rrinë besnikë”.

Revistaclass.al, dhe ajo me të njëjtin lexues të synuar si Alabel, është ngjitur ndjeshëm në renditje, duke përdorur Facebook si mjet për të rritur klikime. Revista vijon të ruajë traditën e print, ndonëse jo me frekuencë të shpeshtë.

Albeu.com, me përmbledhje lajmesh nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, ka arritur të ruajë nivele të larta klikimesh.

Gazeta Tema renditet në listën e 10 portaleve të lajmeve më të lexuara në vend, duke mbetur një media online me ndikim relativisht të lartë.

Shekulli.com.al, një nga gazetat më të vjetra në vend, ka humbur pikë në klasifikimin online të 2015-s.

Edhe Shqiptarja.com, pas ngjitjes së 2014-s, rezulton me lexueshmëri më të ulët, sipas Alexa.

Lapsi.al ka rritur ndjeshëm ndikimin dhe lexueshmërinë në 2015-n, duke u shfaqur si një media që tenton të bëjë lajm ndryshe, më të drejtpërdrejtë e goditës dhe me doza të larta komentesh e analizash.

Panorama.com.al, portali i gazetës më të madhe në vend nga tirazhi i shtypur, ka investuar vitet e fundit në portalin online, duke tërhequr edhe lexuesin më të ri në moshë..

Newsbomb.al, është ndër hyrjet e reja të 2015-s, duke gjeneruar një pjesë të konsiderueshme të trafikut nga Facebook.

Opinion.al, faqja e emisionit me të njëjtin emër në TV Klan, vetëm pak muaj pas hapjes ka arritur të jetë i preferuar për lexuesit, në linjë me audiencën e lartë, që tërheq programi në televizion.

Reporter.al, media online e pavarur nga burimet vendase të financimit, ndonëse renditet e 28-a në renditjen e mediave shqiptare për nga klikimet, me investigimet e saj ka krijuar jo pak “telashe”, duke tronditur botën shqiptare të politikës.

Reklama në internet në rritje, por pesha e tij mbetet e ulët

Tregu i reklamave po zhvendoset gjithnjë e më shumë drejt internetit, megjithëse si vlerë ai mbetet i ulët, duke mos i kaluar 1.5 milionë euro, apo rreth 4-5% të totalit të tregut të publicitetit në vend. Tarifat e reklamave në internet mbeten ende të ulëta, ndërsa shumë gazeta ofrojnë module online falas, vetëm për të tërhequr reklamues në versionin e shtypur.

Për portalet kryesore që kanë investuar prej vitesh dhe kanë krijuar një bazë të gjerë lexuesish, të ardhurat nga reklamat online po vijnë në rritje.

Sipas të dhënave të publikuara nga Internet World Stat dhe ITU (International Telecommunication Union) në Shqipëri, përdorimi i internetit arriti në rreth 64% në vitin 2014. Rezulton se 1.8 milionë shqiptarë kanë përdorur internetin, më shumë se gjysma e popullsisë në vend.

tenditja-mediat-e-klikuara

monitor 712.indd

monitor 712.indd

Marre nga monitor.al



Ju sugjerojmë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Premtimet ekonomike të Presidentit të zgjedhur Trump
Bota

Trump thotë se SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

15 Maj, 2025 8:26 pm
Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë
Aktualitet

Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë

15 Maj, 2025 8:09 pm
Para
13 të arrestuar, 24 heqje patentash, 121 për shkelje samafori

Avokatë, gjyqtarë dhe deputetë, edukatë zero në qarkullimin rrugor

Ja cili është emoji më i përdorur nga të dashuruarit

Ja cili është emoji më i përdorur nga të dashuruarit

Foto/Lajm – Tirana dhe trafiku absurd

Foto/Lajm - Tirana dhe trafiku absurd

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
15 Maj, 2025

Presidenti i Republikës takoi sot Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, me rastin e pjesëmarrjes në Samitin e Komitetit Politik...

Lexo më shumë

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
15 Maj, 2025

Teksa numërimi i votave të diasporës për zgjedhjet e 11 Majit janë drejt përfundimit, në pikëpyetje mbetet ‘fati’ i zarfeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com