Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gara virtuale e vitit 2015

2016/01/16 at 11:38 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Si të gjesh nuse në internet? Ju a thonë shqiptarët..

“Monitor” sjell renditjen e tyre, sipas të dhënave të përpunuara nga alexa.com, në datën 31 dhjetor 2015 (shiko tabelën: Renditja e 100 faqeve më të klikuara në Shqipëri), të krahasuar me të njëjtën renditje. Ndonëse ka debate lidhur me mënyrën se si Alexa e bën renditjen e faqeve më të klikuara, sërish kjo faqe mbetet një referencë konsistente për krahasueshmërinë e tendencës së klikueshmërisë së faqeve të internetit në Shqipëri.

Renditjen këtë vit e kryeson media nga Kosova gazetaexspress.com (shih në vijim pse mediat nga Kosova dalin më të klikuarat), e ndjekur nga Facebook, Google, Youtube, Balkan Web, lajmi.net, koha.net (të dyja mediat sërish nga Kosova), google.al, merrjep.com (në Kosovë) dhe në vendin e dhjetë është Top Channel.

Mediat nga Kosova, pse dalin më të klikuara se ato shqiptare

Mediat nga Kosova renditen ndër të parat në listën e faqeve më të klikuara në Shqipëri, ku Gazeta Ekspress.com është e para dhe lajmi.net e koha.net përkatësisht në vend të 6 e të 7. Zëri.info, kosovarja-ks.com janë gjithashtu në listën e 20 më të klikuarave.

Sipas ekspertëve, një shpjegim i mundshëm është që faqet e internetit nga Kosova përdorin shërbimin e internetit nga Shqipëria dhe identifikohen si trafik nga Shqipëria. Një tjetër shpjegim lidhet me faktin se kur Alexa dhe sisteme të ngjashme kryejnë analizat, parametrin gjeografik, kryesisht, e bazojnë në IP e vizitorit. IP-të në Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë (EMEA) i menaxhon RIPE (www.ripe.net). Kjo e fundit nuk e regjistron Kosovën si anëtare, para se kjo të jetë anëtare e ISO. Deri në vitin 2008, IP-të e ofruesve të shërbimit të internetit (ISP) në Kosovë i regjistronin si YU, CS e RS (Jugosllavi, Serbi-Mali i Zi, Serbi.) Në periudhën 2007-2008, që përkoi me shpalljen e pavarësisë së RKS, u arrit një kompromis: ISP-të e RKS u lejuan që IP-të t’i regjistrojnë si AL. Një faktor tjetër janë metodat e optimizimit që përdorin shumë faqe për të rritur arritshmërinë gjatë kërkimeve në internet.

Facebook, 1.3 milionë përdorues

Facebook kishte 1.3 milionë përdorues deri më 30 nëntor 2015 sipas të dhënave të Internet World Stat, nga 1.1 milionë në fund të vitit 2014. Rrjeti i komunikimit virtual është kthyer në një mjet argëtimi dhe kalimi kohe për shumë të rinj dhe jo vetëm, por dhe në një platformë ku opinionet shprehen pa censurë.

Mediat shqiptare, revolucioni i online

Të rinjtë gjithnjë e më shumë përdorin portalet online për t’u informuar. Shpërndarja e lajmeve përmes Facebook ndihmon gjithashtu në rritjen e ndjeshme të klikimeve. Teksa shumë botues po e pranojnë se shtypi i shkruar është i vdekur, dhe po konkurrohet ndër të tjera dhe nga vetvetja (versioni online), në 2015-n u pa një rritje e faqeve që funksionojnë vetëm online. Kosto relativisht e ulët e mirëmbajtjes së tyre në raport me print-in dhe lehtësia e promovimit, duke përdorur Facebook dhe rrjete të tjera sociale, ka nxitur investime (ndonëse minimale) në këtë segment. Një pjesë e portaleve vetëm online po bëhen të preferuar nga lexuesit, edhe për politikën e tyre editoriale, që shpesh është më direkte dhe më analitike, duke tentuar pavarësinë, në raport me mediat tradicionale, ndërsa disa të tjera fitojnë klikime duke tërhequr me lajme e foto rozë e thashetheme VIP, që sjellin trafik të konsiderueshëm.

Investimi në faqen online nuk është shumë i kushtueshëm. Ndërtimi i faqes kushton nga 50-1500 euro (një faqe e mirë lajmesh kushton rreth 500 euro), mirëmbajtja mujore 20 euro, ka dhe kosto të tjera si blerja e emrit rreth 15 euro dhe domain, që blihet çdo vit, rreth 100 euro. Ndërsa ka kosto të ulëta dhe të ardhurat e gjeneruara nuk janë të larta, teksa pesha e reklamave online ndaj totalit është më e ulët se 5%.

“Media e re, online, është me kosto më të lirë se sa të bësh një gazetë apo një televizion”, pohon Çlirim Peka, që administron faqen Syri.net. “Por jo vetëm kaq, edhe ndikimi që media e re online jep te publiku është më e shpejtë se sa p.sh. gazeta apo në raste të caktuara edhe se televizionet. Kostoja e kësaj media nuk është e lartë, duke bërë që edhe përfitimet të mos jenë në nivele të larta. Kjo lloj media ka vetëm një mundësi që të përfitojë të ardhura që janë tregu i reklamave që në vendin tonë është shumë kaotik në mënyrën e trajtimit”, pohon ai.

Në listën e 100 faqeve më të klikuara në Shqipëri për 2015-n janë 32 portale lajmesh (faqe vetëm online, versioni në web i gazetave, televizioneve dhe revistave, etj), nga 23 që ishin në renditjen e 2014-s.

Balkan Web mbetet faqja online më e klikuar në Shqipëri dhe me një intensitet të lartë të hedhjes së lajmeve. Ndonëse konkurrentët janë shtuar në vite, askush deri tani nuk ia ka dalë ta kalojë.

I dyti renditet Top Channel, i ndihmuar dhe nga reputacioni i televizionit, që krahas lajmeve ofron dhe një mori informacionesh të tjera argëtuese, të lidhura me programet e shumta argëtuese të televizionit.

Anabel.com, revistë online mode dhe life style, pasi ka braktisur variantin print rreth 4 vjet më parë, i është përkushtuar vetëm web-it, duke u kthyer në portalin më të madh të këtij lloji në vend. Ai përdor aktivisht Facebook si një mjet për të tërhequr sa më shumë lexues.

Syri.net, i krijuar si një portal online vitin e fundit, ka arritur me shpejtësi që të ngjitet në vendin e katërt, duke përdorur facebook për të rritur klikimet (shkrimet e portalit i dalin shumëkujt në facebook si shkrime të sponsorizuara). “Impenjimi dhe puna jonë gjatë 24 orëve në 7 ditë të javës, serioziteti, shpejtësia e transmetimit të lajmit ka bërë që SYRI.net të jetë ndër të më të klikuarit në vend në kaq pak kohë.  Ndjekja e trendeve të reja të teknologjisë, gjendja pranë lexuesve, denoncimeve të tyre, është një tjetër faktor që ka bërë që njerëzit të besojnë te ne”, thotë Çlirim Peka, administrator i Syri.net. Shumica e lexuesve, sipas tij, janë nga Shqipëria, por një pjesë e mirë edhe nga jashtë. Emigrantët kërkojnë që të mësojnë se çfarë ndodh në vend dhe për këtë numri i lexuesve tanë nga jashtë sa vjen e rritet çdo ditë. “Rrjetet sociale janë një media më vete, por sjellin edhe lexues në median online, të cilët nëse nuk i trajton dhe i mban të informuar çdo ditë me shpejtësi dhe objektivitet, të rrinë besnikë”.

Revistaclass.al, dhe ajo me të njëjtin lexues të synuar si Alabel, është ngjitur ndjeshëm në renditje, duke përdorur Facebook si mjet për të rritur klikime. Revista vijon të ruajë traditën e print, ndonëse jo me frekuencë të shpeshtë.

Albeu.com, me përmbledhje lajmesh nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, ka arritur të ruajë nivele të larta klikimesh.

Gazeta Tema renditet në listën e 10 portaleve të lajmeve më të lexuara në vend, duke mbetur një media online me ndikim relativisht të lartë.

Shekulli.com.al, një nga gazetat më të vjetra në vend, ka humbur pikë në klasifikimin online të 2015-s.

Edhe Shqiptarja.com, pas ngjitjes së 2014-s, rezulton me lexueshmëri më të ulët, sipas Alexa.

Lapsi.al ka rritur ndjeshëm ndikimin dhe lexueshmërinë në 2015-n, duke u shfaqur si një media që tenton të bëjë lajm ndryshe, më të drejtpërdrejtë e goditës dhe me doza të larta komentesh e analizash.

Panorama.com.al, portali i gazetës më të madhe në vend nga tirazhi i shtypur, ka investuar vitet e fundit në portalin online, duke tërhequr edhe lexuesin më të ri në moshë..

Newsbomb.al, është ndër hyrjet e reja të 2015-s, duke gjeneruar një pjesë të konsiderueshme të trafikut nga Facebook.

Opinion.al, faqja e emisionit me të njëjtin emër në TV Klan, vetëm pak muaj pas hapjes ka arritur të jetë i preferuar për lexuesit, në linjë me audiencën e lartë, që tërheq programi në televizion.

Reporter.al, media online e pavarur nga burimet vendase të financimit, ndonëse renditet e 28-a në renditjen e mediave shqiptare për nga klikimet, me investigimet e saj ka krijuar jo pak “telashe”, duke tronditur botën shqiptare të politikës.

Reklama në internet në rritje, por pesha e tij mbetet e ulët

Tregu i reklamave po zhvendoset gjithnjë e më shumë drejt internetit, megjithëse si vlerë ai mbetet i ulët, duke mos i kaluar 1.5 milionë euro, apo rreth 4-5% të totalit të tregut të publicitetit në vend. Tarifat e reklamave në internet mbeten ende të ulëta, ndërsa shumë gazeta ofrojnë module online falas, vetëm për të tërhequr reklamues në versionin e shtypur.

Për portalet kryesore që kanë investuar prej vitesh dhe kanë krijuar një bazë të gjerë lexuesish, të ardhurat nga reklamat online po vijnë në rritje.

Sipas të dhënave të publikuara nga Internet World Stat dhe ITU (International Telecommunication Union) në Shqipëri, përdorimi i internetit arriti në rreth 64% në vitin 2014. Rezulton se 1.8 milionë shqiptarë kanë përdorur internetin, më shumë se gjysma e popullsisë në vend.



Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para

Sa drogë konsumohet në Tiranë?

Kush është femra më seksi në Shqipëri?

Mjeku Dalip: Bleona më telefonoi dhe më uroi Vitin e Ri

Kurva Hyjnore

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com