Bota

Gara presidenciale në SHBA,Trump mund të përballet me një tjetër miliarder


               Publikuar në : 14:03 - 08/11/19 |
el ida

Biznesmeni miliarder, Michael Bloomberg, njëherësh ish kryebashkiaku i New York është gati të zbresë në fushë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Lajmin e bëri të ditur “New York Times” duke cituar disa burime të afërta pranë tij.

Pritet që Bloomberg të zyrtarizojë kandidaturën gjatë ditëve në vazhdim për zgjedhjet paraprake presidenciale demokrate, në Alabama.

Ai është i shqetësuar se fusha aktuale e kandidatëve, nuk është mjaftueshëm e fortë sa për të mundur Donald Trump në zgjedhjet e viti 2020.

Edhe pse të tre janë konsideruar pretendentë kryesorë, 77-vjeçari sheh si një kandidat të dobët Joe Biden, ndërsa sipas tij Bernie Sanders dhe Elizabeth Warren nuk mund të fitojnë përballë Trumpit.

Në total, 17 kandidatë demokratë janë aktualisht përballë Trumpit, ndërsa Bloomberg shihet si favorit nga Wall Street dhe shumë zgjedhës demokratë./Opinion.al

Pas