Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gara për vaksinën dhe ndikimi afatgjatë i koronavirusit në botë

2020/04/30 at 3:33 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gara për vaksinën dhe ndikimi afatgjatë i koronavirusit në botë

Covid-19 test and vaccine, conceptual illustration. SARS-CoV-2 (previously 2019-nCoV) was first identified in Wuhan, China, in December 2019. It is an enveloped RNA (ribonucleic acid) virus. The coronaviruses take their name from their crown (corona) of surface proteins, which are used to attach and penetrate their host cells. Covid-19 is a respiratory infection that can lead to fatal pneumonia. As of 26 March 2020, over 500,000 have been infected worldwide with over 20,000 deaths. Travel restrictions and quarantines have been put in place to slow the spread of the virus. Research is ongoing into a vaccine for the SARS-CoV-2 coronavirus, but it is not expected to be available before 2021.

Duke marrë parasysh se tashmë provat klinike janë në zhvillim e sipër, shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit thonë se një vaksinë për COVID-19 mund të jetë e gatshme shumë më shpejt sesa pritej. Ekspertët e shëndetit global që morën pjesë në një diskutim virtual të organizuar nga Zëri i Amerikës folën mbi provat klinike për vaksinën dhe ndikimin afatgjatë të virusit në shoqëri.


Me qindra prova klinike për një vaksinë po zhvillohen në garën globale për të luftuar Covid-19, dhe ekspertë ndërkombëtarë të shëndetësisë që morën pjesë në një diskutim virtual të organizuar nga Zëri i Amerikës thonë se ata tani kanë më shumë shpresë.

“Ne kurrë nuk kemi patur një ndërhyrje të shkencës së përparuar për të parandaluar një pandemi të re si tani. Prandaj, unë mbetem optimist se diçka do të zbulohet”, thotë Dr. Boris Lushniak nga Fakulteti i Shëndetësisë në Unviersitetin e Merilendit.

Shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit thonë se kanë bërë përparime në përpjekjet për gjetjen e një vaksine. Ata po tejkalojnë afatet e parashikuara për vaksinat, duke përdorur një metodë vaksinimi të ngjashme me ato të përdorura në provat e mëparshme që nuk janë të dëmshme për njerëzit. Tani po bëhen provat klinike në njerëz.

“Duhet të ketë shumë kujdes, në mënyrë që të mos paraqesim rrezik në shoqërinë tonë. Por ky informacion i fundit nga Universiteti i Oksfordit është në fakt shumë inkurajues. Ende shpresojmë se do të kemi diçka të duhur sa i përket terapive të mundshme, ilaçeve, ose trajtimeve të tjera”.

Për shoqërinë, ndryshimet që mund të presim në të ardhmen mund të ndikojnë aktivitetet si frekuentimi i restoranteve apo udhëtimet ndërkombëtare.

“Ju mund të merrni një vendim sot dhe të blini bileta për të shkuar diku, por unë mendoj se ndoshta nuk do të jetë më kështu. Pra, do të duhet më shumë planifikim për udhëtimet dhe në të ardhmen do të ketë më shumë kufizime të zbatuara nga vendet që presin shumë vizitorë”, thotë Dr. Chang-Chuan Chan, Universiteti i Tajvanit.

“Pasi të hapemi, bota do të jetë padyshim e ndryshuar për të gjithë sepse duhet të vazhdojmë distancimin fizik derisa të jetë gati një vaksinë. Vaksina është e vetmja kurë për këtë sëmundje. Derisa 60 deri në 70 për qind e popullatës të imunizohet me këtë vaksinë, ne do të jemi të rrezikuar”, thotë Dr. Priteema Chanana nga Instituti i Kërkimeve Fortis Memorial.

Edhe mënyra se si do të punojmë është duke ndryshuar si rezultat i pandemisë.

“Do të shohim shumë më tepër njerëz që punojnë nga shtëpia. Ne kemi bërë disa sondazhe rreth kësaj çështje. Shumë më tepër njerëz, rreth 80 për qind e njerëzve janë duke punuar nga shtëpia tani krahasuar me më pak se 10 për qind që punonin rregullisht nga shtëpia para pandemisë. Dhe është interesante se të gjithë duan të vazhdojnë ta bëjnë këtë”, thotë Kate Liz Stern, Presidente e kompanisë Global Workplace Analytics

Shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit thonë se vaksina e tyre kundër koronavirusit mund të jetë gati që në shtator, ndërsa edhe laboratorë të tjerë janë duke shtuar provat e tyre klinike. Ky është një lajm i mirë për miliona njerëz në mbarë botën që po përgatiten për një normalitet të ri pas periudhës së koronavirusit. / VOA



Ju sugjerojmë

Ushtria shton sulmet në Gaza, izraelitët mbushin sheshet në protesta
Bota

Ushtria shton sulmet në Gaza, izraelitët mbushin sheshet në protesta

3 Shtator, 2025 10:35 pm
Andriola Kambo sjell “Muza Fashion Fair”, dedikuar industrisë së modës!
Aktualitet

Andriola Kambo sjell “Muza Fashion Fair”, dedikuar industrisë së modës!

3 Shtator, 2025 10:26 pm
Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina: Nuk është rastësi që Tirana…
Bota

Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina: Nuk është rastësi që Tirana…

3 Shtator, 2025 9:54 pm
Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”
Bota

Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”

3 Shtator, 2025 8:35 pm
Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë shqiptare në Kroaci, kishin pesticide
Aktualitet

Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë shqiptare në Kroaci, kishin pesticide

3 Shtator, 2025 7:40 pm
Plazhet më të pistë në Shqipëri
Aktualitet

Plazhet më të pistë në Shqipëri

3 Shtator, 2025 6:52 pm
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë

3 Shtator, 2025 6:28 pm
PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar
Kryesore

PD nis “reformimin”, Flamur Noka spastron Këshillin Kombëtar

3 Shtator, 2025 6:11 pm
Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror
Kryesore

Sylvinho: Nëse nuk fitojmë me Letoninë, e dimë që nuk kemi më shpresa për Botëror

3 Shtator, 2025 5:34 pm
Dixhitalizimi/Rama kritikon bankat: Të prapambetura, kërcënojnë progresin e sektorit
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Rritet përditë sipërfaqja e çliruar e hapësirave

3 Shtator, 2025 5:32 pm
Para
Lajme false për Covid,Ambasadorja Kim publikon raportin dhe jep një mesazh

Yuri Kim: SHBA gjithmonë në mbështetje për drejtësinë dhe SPAK

Bie kërkesa për prezervativë, më pak marrëdhënie seksuale prej izolimit

Bie kërkesa për prezervativë, më pak marrëdhënie seksuale prej izolimit

Aksident tek “Uji i Ftohtë” plagosen dy persona

Aksident në Korçë, makina përplas 12 vjeçarin
















TE FUNDIT

Ushtria shton sulmet në Gaza, izraelitët mbushin sheshet në protesta

Ushtria shton sulmet në Gaza, izraelitët mbushin sheshet në protesta
3 Shtator, 2025

  Qytetarët izraelitë kanë dalë në rrugët e Jerusalemit të mërkurën për ta kundërshtuar thirrjen në ushtri të dhjetëra mijëra...

Lexo më shumë

Andriola Kambo sjell “Muza Fashion Fair”, dedikuar industrisë së modës!

Andriola Kambo sjell “Muza Fashion Fair”, dedikuar industrisë së modës!
3 Shtator, 2025

Një hapësirë ku kreativiteti dhe biznesi takohen, ky është vizioni pas ‘Muza Fashion Fair’ (MFF),  një nisëm e re e...

Lexo më shumë

Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina: Nuk është rastësi që Tirana…

Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina: Nuk është rastësi që Tirana…
3 Shtator, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të mërkurën se pjesëmarrjen e tij në paradën ushtarake në Pekin e shfrytëzoi për...

Lexo më shumë

Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”

Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”
3 Shtator, 2025

Presidenti Donald Trump sapo ka folur në Zyrën Ovale së bashku me Presidentin polak Karol Nawrocki. Sipas mediave të huaja,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com