Aktualitet

Gara për në “Kushtetuese”, KED përjashton 3 kandidatët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:48 - 26/11/20 |
Opi Nion

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka ndaluar kandidimin e 3 gjyqtarëve për 2 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Në vakancën e shpallur nga Presidenti Ilir Meta për vendin e Besnik Imerajt, ishin 3 kandidatë Aldona Sylaj, Ardita Buna (Alsula) dhe Shaqir Hasanaj, të cilët janë skualifikuar të tre. Ndërkohë që për vakancën e shpallur për vendin e Fatos Lulos, ishte sërish Ardita Buna (Alsula), që garonte e cila po ashtu është përjashtuar.

KED u shpreh në mbledhjen e sotme se kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Ndërkohë, në mbledhjen e sotme Këshilli miratoi përfshirjen në rendin e ditës, mbi propozimin e një anëtari, edhe te diskutimeve mbi ecurinë e vakancës së shpallur nga Presidenti në datën 22.11.2019 dhe të vakancës së shpallur nga Kuvendi në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020 duke vendosur të informojë këto organe të emërtesës mbi gjendjen ku ndodhet secila nga vakancat e shpallura prej tyre.

Pas