Gjykata Administrative e Apelit ka rrëzuar padinë e kandidatit për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, Eugen Papandile ngritur ndaj Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
KED e ka skualifikuar kandidatin nga gara për gjyqtar, me argumetimin se nuk plotësonte komponentin e intergritetit.
Kjo nuk është hera e parë që ky kandidat për anëtar i Gjykatës Kushtetuese i referohet drejtësisë lidhur me çështjen e garës.
Herën e parë, pasi KED e përjashtoi, Papandile e çoi cështjen në Gjykatën Administrative të Apelit, duke shfuqizuar kështu vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe duke u rikthyer në garë.
Ndërkohë më 23 nëntor, KED sërish e përjashtoi duke deklaruar se Eugen Papandile kishte mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji.
Papandile iu drejtua sërish gjykatës, por sot padia e tij u rrëzua nga ana e Apelit Administrativ.
Kujtojmë që për zëvendësimin e Besnik Muçit në Gjykatën Kushtetuese aktualisht janë dy kandidatë në garë, noterja Sonila Bejtja dhe avokati Altin Binaj./Opinion.al