Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gara për kreun, Shehaj: PD gaboi, duhet të fitojmë besimin e shqiptarëve

2021/06/08 at 6:27 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Gara për kreun, Shehaj: PD gaboi, duhet të fitojmë besimin e shqiptarëve

Në Shqipëri, kandidati për kreun e Partisë Demokratike Agron Shehaj thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se kjo parti bëri disa gabime në vitet e fundit por dhe gjatë fushatës, dhe se ajo duhet të fitojë besimin e shqiptarëve.


Shehaj thotë se kryetari aktual po bën lojëra fjalësh me qëndrimet e tij ndaj rezultatit të zgjedhjeve të 25 Prillit. Lidhur me komentet kritike që pasuan postimin e tij për takimin me ambasadoren amerikane Yuri Kim, ai shprehet se ato janë bërë nga njerëz jashtë PD-së të kontraktuar nga kryetari Basha.

Pyetje: Zoti Shehaj, po e nis ashtu si dhe me kandidatët e tjerë në garë, me një pyetje rreth asaj se çfarë ju ofroni, çfarë ju i propozoni demokratëve për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike?

Agron Shehaj: Unë mendoj se demokratët duan të fitojnë zgjedhjet e ardhshme. Dhe për të fituar ne duhet të kemi besimin e shqiptarëve, duhet të fitojmë besimin e shqiptarëve. Zgjedhjet fitohen vetëm nëpërmjet votës së shqiptarëve. Për të fituar zgjedhjet, Partia Demokratike duhet të jetë më e fortë dhe më e besueshme. Duhet të ketë rreth vetes, njerëzit më të aftë dhe më të zotë që ka Shqipëria, me të cilët të kemi mundësi të ndryshojmë Shqipërinë dhe ta bëjmë atë një vend më të mirë për të gjithë shqiptarët

Pyetje: Sipas jush cilat kanë qenë gabimet më të mëdha që ka bërë PD-ja, që e çuan dhe në humbjen e tretë radhazi në zgjedhjet parlamentare?

Agron Shehaj: Ku kanë qenë gabimet? Në radhë të parë duhet të biem dakort me rezultatin. Rezultati është që, fatkeqësisht, pavarësisht të gjitha problemeve që ka patur, shqiptarët nuk besuan se ne do të mund ta qeverisnim Shqipërinë më mirë se Edi Rama. Pse pati mungesë së besimit? Sepse mesa duket bëmë disa gabime në opozitë, por dhe gjatë fushatës elektorale. Por unë do të përqëndrohesha kryesisht gjatë opozitës. Sigurisht vendimi për të dalë nga parlamenti, për t’i dhënë mundësinë Edi Ramës për të ndryshuar sistemin zgjedhor, ka ndikuar shumë në zgjedhjet e 25 Prillit. Gjithashtu mospjesmarrja në zgjedhjet lokale ka bërë që në kuti të mungonin me dhjetra mijëra vota të demokratëve. Janë të gjitha vendime që nuk kanë ndikuar për mirë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Pyetje: Megjithatë duket sikur ka një qasje të kundërt mes jush, përfshirë dhe kolegët tuaj që janë në garë duke sfiduar zotin Basha, dhe vetë zotit Basha nga ana tjetër, mbi rezultatin e zgjedhjeve të 25 Prillit. Ndërsa ju pranoni se PD-ja ka humbur në këto zgjedhje, zoti Basha, gati gati është paraqitur si me një sfidë ndaj jush duke thënë se, që ta pranosh se Edi Rama ka fituar, atëherë kjo do të konsiderohej një dorëzim…

Agron Shehaj: Jemi në rrafshin e lojërave të fjalëve. E vërteta është që demokratët nuk janë në pushtet. Pastaj, kushdo mund ta quajë humbje, dikush tjetër mund ta quajë fitore. Por në thelb ne jemi në opozitë, demokratët janë në opozitë.

Nuk ka asnjë rëndësi se çfarë emri do t’i japim. Kush nuk do të mbajë përgjegjësi, do thotë që e vetmja arsye që humbëm është se pati blerje masive të votave, përdorim të Shtetit. Janë gjëra absolutisht të vërteta, që kanë ndodhur, të cilat duhet t’i denoncojmë dhe drejtësia duhet të hetojë dhe të dënojë. Por ne nuk mund të bëjmë sikur nuk i shohim të vërtetat e tjera që gjithashtu kanë ndikuar në rezultatin e 25 Prillit, që janë pikërisht ato që përmenda, gabimet që kemi bërë në opozitë. Dhe një fushatë elektorale që duhet të ishte më shumë e përqëndruar mbi problemin kryesor që kanë shqiptarët, që ka Shqipëria, e që nuk është vetëm i kësaj qeverie, por i Shqipërisë në 30 vitet e fundit, që është korrupsioni, të cilit kjo qeveri i ka shtuar dhe një problem tjetër, kapja e ekonomisë nga një grusht njerëzish që ne i quajmë oligarkë.

Unë mendoj se fushata elektorale, duhet të kishte si tema kryesore këto dy çështje. Fatkeqësisht kjo nuk u bë, nuk ndodhi. U fol për çështje të tjera që mesa duket nuk e bindën elektoratin ashtu si ne prisnim.

Pyetje: Çfarë ndikimi mendoni ju se do të ketë mbi Partinë Demokratike, vendimi i Departamentit amerikan të Shtetit për të mos lejuar hyrjen në territorin e Shteteve të Bashkuara për zotin Berisha, qoftë dhe për faktin se ai është një njeri më ndikim në parti dhe do të jetë sërish deputet në parlamentin e ri?

Agron Shehaj: Padyshim që ky vendim ka qenë një goditje e rëndë për PD-në, për zotin Berisha sigurisht e për çdo demokrat. Unë e kam shprehur dhe herë tjetër mendimin tim për kontributin e pamohueshm të zotit Berisha jo vetëm për PD-në por për Shqipërinë në këto 30 vjet. Nga ana tjetër ky është një vendim politik i SHBA-ve.

Unë vendosa të kandidoj për kryetar të PD-së sepse mendoj që ne duhet të forcojmë PD-në e të punojmë për të ardhmen e PD-së dhe për të ardhmen e Shqipërisë.

Pyetje: Pas publikimit tuaj në Facebook mbi takimin me ambasadoren amerikane pati një valë kritikash në komentet mbi këtë takim. A i druheni një fryme antiamerikane në PD, pas vendimit ndaj zoti Berisha?

Agron Shehaj: Eshtë e sigurtë që siç thashë, vendimi i Departamentit amerikan të Shtetit ka lënduar shumë demokratë. Dhe isha i vetdijshëm se bërja publike e atij takimi, do të kishte reagime. Isha i vetdijshëm për këtë. Por vendimet politike që unë marr, nuk shohin vetëm efektet e menjëhershme, pavarësisht se ato mund të jenë negative për momentin. Por unë jam i bindur, se raporti i PD-së me SHBA-të duhet të jetë sa më i ngushtë. E ardhmja e PD-së nuk mund të jetë veçse në krah të SHBA-ve.

Nuk besoj se në PD ka rrezik të ketë një frymë antiamerikane. Kur u shpreha para disa ditësh në një intervistë, kam folur për një grup individësh që nuk janë pjesë e PD-së, janë të jashtëm dhe janë të kontraktuar nga lideri i PD-së. Po flasim për individë jashtë PD-së. Dhe nuk kam folur kurrë që brenda PD-së ka ndonjë rrezik të ndonjë fryme antiamerikane

Pyetje: Ju vini nga bota e biznesit. Jeni një sipërmarrës i suksesshëm. Hytë në politikën aktive në 2017, me propozim direkt të zotit Basha. Ashtu si dhe në biznes, edhe në politikë ka peshë eksperienca. Fakti që jeni relativisht “i ri” në strukturat e PD-së, a ju ka penguar gjatë këtyre ditëve të fushatës?

Agron Shehaj: Jo, absolutisht. Unë këtë e shoh në favorin tim, faktin që jam ri në politikë, e deri diku dhe në moshë. Në asnjë mënyrë nuk më ka penguar. Ajo që shoh unë është se demokratët duan ndryshim, për një arsye të thjeshtë, se kemi vite që nuk fitojmë. Demokratët duan të fitojnë dhe fitorja nuk mund të vijë veçse përmes ndryshimit. Shumë vëzhgues të politikës mund të mendojnë se unë nuk kam eksperiencën e duhur në politikë. Por unë mendoj se demokratëve dhe shqiptarëve, nuk është e thënë se u duhen politikanë me eksperiencë, se kjo do të thotë që kanë shumë vite në politikë. Unë mendoj se duhen politikanë të rinj, që kanë treguar se kanë përvojë dhe në fusha të tjera, që janë të papërfolur dhe që ngjallin besim të njerëzit.

Pyetje: Në fillim të kësaj gare, ju të gjithë, edhe kandidatët e tjerë, folët për kushte të pabarabarta. Kjo pabarazi mund të ndikojë në rezultatin përfundimtar sipas jush?

Agron Shehaj: Që kushtet janë të pabarabarta kjo është e qartë. E dinë të gjithë. Edhe afatet e kanë thelluar pabarazinë në këtë garë. Unë isha i vetdijshëm kur u futa në garë që këto do ishin kushtet, kështu që nuk mund të ankohem sot. Pork y është një fakt. A kanë ndikim? Sigurisht që kanë ndikim. Por sërish unë mendoj që nëse demokratët do të vendosin për ndryshimin, për një ndryshim të lidershipit, të mënyrës se si është drejtuar PD, si kemi dalë ne përbëllë votuesve, jam i bindur se pavarësisht pabarazisë, ky ndryshim mund të ndodhë./ VOA

Etiketa: agron shehajPDzgjedhjet


Ju sugjerojmë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Para
Eurodeputetët pro certifikatës së vaksinimit

Eurodeputetët pro certifikatës së vaksinimit

Itali/ 102 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Itali/ 102 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Çeki-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare

Çeki-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare
















TE FUNDIT

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com