Janë publikuar nga Këshilli i Ministrave kandidaturat për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave.
Bëhet e ditur se kandidatët e kualifikuar janë Elsa Dhuli, Ilda Malile, Jola Kepi dhe Ledjon Shahini.
Gara për kreun e INSTAT u hap pasi drejtuesja e mëparshme u emërua drejtuese e administratës tatimore shqiptare./Opinion.al/